Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit nuk është e vdekur

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit nuk është e vdekur

8 janar-
Ne jemi përcaktuar për integrim të shqiptarëve në këtë shtet, në Evropë. Disa integrimin e shohin si asimilim, mirëpo si duket nuk e kuptojnë se integrimi paraqet moment të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë në këtë vend drejt proceseve euro integruese”, theksoi kryetari i BDI-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka vazhduar takime me qytetarët. Ai i shoqëruar nga funksionarët partiak mbrëmë ka realizuar takim me banorët e Komunës së Kumanovës ku në praninë e qytetarëve të shumtë u shpalosën të arriturat por edhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetari Ahmeti para të pranishmëve theksoi se një nga prioritetet në punën e BDI-së është implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky i cili stabilizoi Maqedoninë dhe shqiptarët i bëri shtet formues.

“Marrëveshja e Ohrit as nuk është e vdekur e as nuk është e përbaltur, por është një dokument që bërë që sot të kemi Fakultete në Kumanovë, Dibër, Kërçovë, Strugë e Shkup, të kemi Muzeun e Alfabetit në Manastir, të kemi përdorim të barabartë të gjuhës shqipe, përfaqësim adekuat të shqiptarëve në të gjitha institucionet e shtetit. Me këtë dokument kemi bërë që vendi të mos jetë më shtet mono etnik, por përkundrazi, shtet demokratik dhe shumë etnik”, tha Ali Ahmeti. Sot jemi në shekullin e integrimeve dhe rruga jonë është integrimi, u shpreh lideri i BDI-së. “Ne jemi përcaktuar për integrim të shqiptarëve në këtë shtet, në Evropë. Disa integrimin e shohin si asimilim, mirëpo si duket nuk e kuptojnë se integrimi paraqet moment të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë në këtë vend drejt proceseve euro integruese”, theksoi kryetari i BDI-së.

Ahmeti edhe në takimin e sotëm me qytetarë në Kumanovë, foli për të ashtuquajturat dosje, duke thënë se: “Shqiptarët nuk kanë nevojë të bëhen shërbëtorë të Bozhidar Spasiqit e ta paguajnë atë të fabrikojë dosje. Para shqiptarëve ekzistojnë projekte shumë më të mëdha se sa puna e dosjeve.

Lideri i BDI Ali Ahmeti përshëndeti edhe bashkë atdhetarët tanë të cilët punojnë në vendet e huaja që gjenden për pushime në vendlindje, të cilët i ftoi që me partner të huaj të kthehen në vendlindje e të investojnë në vendin e tyre.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *