Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti para banorëve të Studeniçanit ‘Anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE’

Ahmeti para banorëve të Studeniçanit ‘Anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE’

12 janar-
“BDI-ja inkurajon palët të zgjidhin çështjen e emrit, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë për në NATO dhe BE. Anëtarësimi i vendit në NATO garanton siguri më të madhe në vend dhe rajon”, u shpreh Ahmeti. Ai para banorëve të Studeniçanit foli edhe për të ashtuquajturat dosje. Sipas tij, bëhet fjalë për fabrikime dhe shpifje dhe se nuk ka vend për brengosje.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Lideri i BDI-së Ahmeti së bashku me funksionarët tjerë partiak sot (e martë 11.01.2011) është takuar me banorët e Komunës së Studeniçanit në Shkup. Kryetari i BDI-së para banorëve të tubuar në fshatin Studeniçan theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që të informohen qytetarët për projektet e realizuara, situatën politike në vend, të këmbehen idetë për politikat e BDI si parti e koalicionit qeverisës.

Duke folur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje të parakohshme, por zgjidhje të problemeve ekzistuese, çështja e emrit dhe anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim theksoi se partia e tij angazhohet për zgjidhjen e çështjes së emrit me qëllim të zhbllokimit të proceseve integruese.

“BDI-ja inkurajon palët të zgjidhin çështjen e emrit, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë për në NATO dhe BE. Anëtarësimi i vendit në NATO garanton siguri më të madhe në vend dhe rajon”, u shpreh Ahmeti. Ai para banorëve të Studeniçanit foli edhe për të ashtuquajturat dosje. Sipas tij, bëhet fjalë për fabrikime dhe shpifje dhe se nuk ka vend për brengosje.

“Unë do tu kisha lutur të gjithëve mos u brengosni, mos u shqetësoni sepse kërkush nuk beson në përralla e shpifje të tilla. Besoni vëllezërit e mi, as ata që i shpërndajnë ato nuk u besojnë këtyre punëve, por përpiqen të bëjnë sikur ai rrenaxhia në krye të pazarit e ka shpik rrenën dhe kur del në fund të pazarit i beson rrenës së vet tani dhe pyet a është e vërtetë. Po të kishte qenë krijesë e UDB-së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Po ta kishte krijuar UDB-ja UCK-në e Lëvizjen Kombëtare nuk do bëheshe pavarësia e Kosovës, po ta kishte bërë UDB-ja UCK-në, nuk do bëheshe, nuk ndryshonte statusi dhe kushtetuta e Maqedonisë. Po kush është ai që vret vet-veten, po ka një logjikë në këtë punë ta hajë dreqi ta hajë, po është dashur ta mendojnë, gjoja se burra të mençur paskan qenë, merreni me mend se kush i ka drejtuar shqiptarët para dhjetë vitesh. Por ti kur ta bësh një rrenë, bëje që të paktën dy tre ditë ti besohet asaj rrene, e jo menjëherë të dalin gjërat në sipërfaqe” tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *