Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Prioritet i BDI-së është çëhtja kombëtare

Ahmeti: Prioritet i BDI-së është çëhtja kombëtare

5 janar-
Ahmeti para banorëve të pranishëm theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që të informohen qytetarët për projektet e realizuara, situatën politike në vend, të këmbehen idetë për politikat e BDI si parti e koalicionit qeverisës. Lideri i BDI-së theksoi se prioritet i BDI-së është çështja kombëtare dhe kjo kërkon edhe investim të vazhdueshëm në të gjitha sferat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe funskionarë të lartë të partisë kanë vazhduar takimet me banorët e Komunës së Tearcës.

Ahmeti para banorëve të pranishëm theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që të informohen qytetarët për projektet e realizuara, situatën politike në vend, të këmbehen idetë për politikat e BDI si parti e koalicionit qeverisës. Lideri i BDI-së theksoi se prioritet i BDI-së është çështja kombëtare dhe kjo kërkon edhe investim të vazhdueshëm në të gjitha sferat.

Ai para të pranishmëve theksoi se partia e tij angazhohet për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke përmendur se gjatë qeverisjes së BDI-së u njoh pavarësia e Kosovës dhe u miratua marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare.

Duke folur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij angazhohet që kjo çshtje të zgjidhet sa më shpejt.

“Kërkuam të ketë takime më të shpeshta në mes palëve. Kërkojmë që shembulli i inkuadrimit të drejtpërdrejt në rajon dhe jashtë të SHBA-së,NATO-s dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve të shfrytëzohet edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Rajoni ka nevojë për paqe, nuk mund të jetojmë në hasmëri shekullore”, theksoi Ahmeti.
Ai u shpreh se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë pjesë e së cilës është edhe BDI.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë të rëndësishme për Maqedoninë dhe shembull duhet të jetë Marrëveshja e Ohrit.
Kjo marrëveshje nuk duhet të shikohet ndryshe nga komunitete të ndryshme.
Ky vend është i përbashkët, na takon të gjithëve dhe jo ta shohin si vend vetëm i një kombi. Duke respektuar njëri-tjetrin, bëhemi më të respektuar ndërkombëtarisht si vend. Edhe pse ka mjaft avancime në këtë plan, por duhet edhe shumë punë”, tha Ahmeti.
Kryetari i BDI-së duke folur për të ashtuquajturat dosje tha se është një tentim për të njollosur historinë më të re shqiptare dhe UÇK-në.

” BDI thërret në unitet, mjaft kemi qenë të përçarë nga pushtuesit.
Ne thërrasim në vlera, konkurrencë me programe dhe jo me ofendime dhe sharje.Jeni dëshmitar të publikimeve dhe shpërndarje nëpër oborre të paçavureve, herë me ngjyrë herë pa ngjyrë.

Këto janë veprime për ta njollosur historinë dhe UÇK-në. Tani më edhe fëmijët në djep e dinë çka është qëllimi.Nuk fitohet pikë me këso veprime.Ne nuk duhet të lejojmë si shqiptarë që në mesin tonë të ketë persona të tillë. BDI dhe shqiptarët kanë kapacitet për të udhëhequr vendin. Kjo arrihet dhe ne së bashku duhet të angazhohemi me besim dhe guxim”, tha lideri i BDI-s.

Në këto takime ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministra, kryetari i Komunës së Tearcës si dhe funksionarë të tjerë të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *