Home / Lajme / Maqedoni / AHMETI TAKOI AMBASADORIN SCHLUMBERGER

AHMETI TAKOI AMBASADORIN SCHLUMBERGER

27 janar-
Te dy bashkëbiseduesit vlerësuan larte arritjet e Marrëveshjes se Ohrit ne prag te manifestimit te 10 vjetorit te arritjes se kësaj Marrëveshje duke ritheksuar rendësine e implementimit te skajshëm dhe te plote te këtij dokumenti ndërkombëtar, dokument ky qe ndërpreu luftën, vendosi paqen ne vend, parandaloi gjenocidet e mundshme sic ishte rasti ne disa republika ish-jugosllave, dokument ky qe vendosi një baze te shëndoshë dhe te mirëfillte duke ndërtuar raporte te reja ne mes te dy komuniteteve me te mëdha ne vend.

Kryetari i BDI-se z.Ali Ahmeti priti ne vizite pune ambasadorin e Frances ne Shkup z. Jean-Claude Schlumberger.

Situata politike dhe e sigurisë ne rajon, zhvillimet politike ne vend, proceset evro-integruese dhe aspektet tjera te jetës politike ne Maqedoni ishin temat qe trajtuan dy bashkëbiseduesit.

Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin për rrjedhën e takimeve qe mban me qytetaret ne te gjitha vendet per te diskutuar dhe ndare për se afërmi çështjet qe me se shumti na tangojne, për te njoftuar qytetaret per te arriturat, per regjistrimin e popullatës dhe projektet kapitale sic janë zonat e lira ekonomike, korridori 8 dhe 10, projektet hidro-energjetike dhe projekte tjera te cilat nënkuptojnë me shume vende te reja pune. Kryetari Ahmeti vlerësoi si shume te rëndësishëm mbarëvajtjen e procesit te regjistrimit, duke ritheksuar se bojkoti dhe regjistrim paralel nuk janë ne dobi te procesit.

Gjithashtu proceset integrative ishin teme e rëndësishme mes dy bashkëbiseduesve, nga ana e tij ambasadori i Frances z. Schlumberger shprehu nevojën e angazhimit me te madhe ne këtë drejtim duke nënvizuar se nje zgjedhje e shpejte dhe nje qasje me serioze është me se e nevojshme per te tejkaluar kontestin e emrit me Greqinë.

Te dy bashkëbiseduesit vlerësuan larte arritjet e Marrëveshjes se Ohrit ne prag te manifestimit te 10 vjetorit te arritjes se kësaj Marrëveshje duke ritheksuar rendësine e implementimit te skajshëm dhe te plote te këtij dokumenti ndërkombëtar, dokument ky qe ndërpreu luftën, vendosi paqen ne vend, parandaloi gjenocidet e mundshme sic ishte rasti ne disa republika ish-jugosllave, dokument ky qe vendosi një baze te shëndoshë dhe te mirëfillte duke ndërtuar raporte te reja ne mes te dy komuniteteve me te mëdha ne vend.

Me tej bashkëbiseduesit ekselenca e tije z. Schlumberger dhe kryetari z.Ahmeti përshëndeten guximin e marre qe shënimi i datës se nënshkrimit te kësaj Marrëveshje tani dy vite me radhë financohet nga Qeveria e Republikës se Maqedonisë kurse jubileu i pare financiarisht përveç Qeverise se RM nëpërmjet Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes se Ohrit do te mbështetet edhe nga Presidenti i shtetit, ne te cilin jubile përveç datës zyrtare 13 gushtit do te ketë edhe manifestime tjera anësore duke përfshirë shume institucione shtetërore, akademike dhe kulturore ne vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *