Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Mandelën e shqiptarëve të Maqedonisë

Ahmeti takoi Mandelën e shqiptarëve të Maqedonisë

15 janar-
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me kete rast priti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, z. Rafi Halili, ish- i burgosur politik i viteve të 80-ta dhe simbol i rezistencës sonë kombëtare.Në një takim të ngrohtë dhe vëllazërorë të dy bashkëbiseduesit folën për zhvillimet në vend dhe proceset politike në hapësirën shqiptare.

Urim Hasipi

Dy javë pas publikimit të reportazhit, ne gazeten Koha dhe televizionin Koha, kushtuar ikonës së shqiptarëve të Maqedonisë Rafi Halili, te titulluar “Rafi Halili-Mandela i Shqiptareve te maqedonise” kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, ka realizuar një takim kokë më kokë me vetë Halilin.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me kete rast priti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, z. Rafi Halili, ish- i burgosur politik i viteve të 80-ta dhe simbol i rezistencës sonë kombëtare.Në një takim të ngrohtë dhe vëllazërorë të dy bashkëbiseduesit folën për zhvillimet në vend dhe proceset politike në hapësirën shqiptare.
Kryetari Ali Ahmeti ritheksoi me këtë rast rolin dhe ndikimin e lëvizjes politike ilegale shqiptare në vitet e 80-ta në mbarë hapësirën shqiptare nën ish-Jugosllavinë duke veçuar dhe duke vlerësuar përmasat e Organizatës ilegale kombëtare “Kushtrimi i Lirisë” të themeluar dhe udhëhequr nga Rafi Halili, emri i të cilit ka frymëzuar dhe ka mbajtur gjallë frymën e lirisë dhe atdhedashurisë si këtu, tha, – Ali Ahmeti, ashtu edhe në Diasporë dhe ne, sot me të drejtë mburremi se për mësues dhe ideolog patëm dhe kemi birin e këtyre anëve, Rafi Halilin e madh të cilin sot, kështu të plakur e të thinjur e dua dhe e çmoj edhe më shumë.

Duke patur parasysh faktin se sivjet është tridhjetë vjetori i Pranverës së Madhe të vitit 1981, i kthesës historike në çështjen shqiptare, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord të fillojnë përgatitjet për organizimin e shënimit të denjë të kësaj ngjarjeje madhore të historisë së lëvizjes politike shqiptare ku Rafi Halili ka qenë dhe vazhdon të mbetet emri më i respektuar nga të gjithë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *