Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi qytetarët e komunës së Vrapçishtit

Ahmeti takoi qytetarët e komunës së Vrapçishtit

7 janar-
Ai para të pranishmëve theksoi se partia e tij angazhohet për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke përmendur se gjatë qeverisjes së BDI-së u njoh pavarësia e Kosovës dhe miratua marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare.Duke folur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij angazhohet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Ahmeti së bashku me funksionarët tjerë partiak është takuar me banorët e fshatit Negotinë. Lideri i BDI-së theksoi se prioritet i BDI-së është çështja kombëtare dhe kjo kërkon edhe investim të vazhdueshëm në të gjitha sferat.

Ai para të pranishmëve theksoi se partia e tij angazhohet për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke përmendur se gjatë qeverisjes së BDI-së u njoh pavarësia e Kosovës dhe miratua marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare.Duke folur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij angazhohet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

Në këta takime ka marrë pjesë edhe zëendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministra, kryetar komunash etj. Ademi nënvizoi se regjistrimi në Maqedoni merr edhe dimensione të ndryshme pasi që shfrytëzohet edhe për realizimin e të drejtave etnike. Më së paku dëshiron ai të politizohet për shkak pikëve të ulëta partiake pasi që është me rëndësi esenciale për shtetin, thotë Ademi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *