Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme

Ahmeti:Jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme

3 janar-
“Unë kam biseduar me partitë opozitare, dhe kam qenë shumë i hapur dhe transparent si me maqedonet ashtu edhe me ato shqiptare, dhe i kam pyetur shumë sinqerisht a e kanë përnime apo jo. Kur unë i kam pyetur e pash që ato janë frikuar që të mos them unë- keni vendos për zgjedhje, hajde shkojmë. Ky vend nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme momentalisht, sepse po ballafaqohemi me ca tema shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Zgjedhje të parakohshme nuk do ketë derisa të përfundojnë projektet e filluara që janë në dobi të shqiptarëve, siç janë koridori i tetë, koridori i dhjetë dhe ndërtimi i hidrocentraleve. Kështu ka theksuar kreu i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë takimit të sotëm me banorët e fshatit Forinë të Gostivarit.
“Unë kam biseduar me partitë opozitare, dhe kam qenë shumë i hapur dhe transparent si me maqedonet ashtu edhe me ato shqiptare, dhe i kam pyetur shumë sinqerisht a e kanë përnime apo jo. Kur unë i kam pyetur e pash që ato janë frikuar që të mos them unë- keni vendos për zgjedhje, hajde shkojmë-. Ky vend nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme momentalisht, sepse po ballafaqohemi me ca tema shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë” tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.Ahmeti më tej ka garantuar se në procesin e ardhshëm të regjistrimit do të përfshihet çdo banor i Maqedonisë, pa marrë parasysh se ku jeton, dhe që së paku një herë në vit frekuenton vendlindjen e tij.
“Asnjë qytetar nuk do mbetet jashtë regjistrimit pavarësisht ku punon dhe ku jeton përkohësisht, cdo shqiptarë banorë që një herë e më shumë brenda vitit hynë në vendin ku jeton dhe ka pasurinë dhe shtëpinë , ai regjistrohet nga i afërmi më I afërt I moshës madhore. Dokumentat duhet ti disponojë, qertifikatë lindjejenumrin amë” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Lideri i BDI-së porositi partitë politike shqiptare që të mos politizojnë temat me rëndësi madhore për shqiptarët, meqë shkaktojnë ngecjen e proceseve politike në vend.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *