Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Parku Kombëtar në Sharr, zhvillim i këtij rajoni

Ahmeti:Parku Kombëtar në Sharr, zhvillim i këtij rajoni

17 jnar-
Nuk mundë të jemi indiferent se si do e ket emrin shteti, jo jemi shumë të interesuar se si do jetë emri i shtetit. Jemi shumë të interesuar dhe kontribuojmë që ky problem të tejkalohet sa më shpejtë, që vendi ynë të jetë antar i plot në NATO. Ne duam që këtu të vendosim të ardhmen tonë, dhe këtu të vendoset që njerzit të keni besim në të ardhmen.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe udhëheqësia partiake e BDI-së gjatë ditës së diel kanë vizituar banorët e fshatrave të Malësisë së Tetovës, me të cilët kanë ndarë mendime dhe kanë folur për aktivitet e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë dhe për projektet që pritet të realizohen.Investimet në arsim, infrastrukturë, regjistrimi dhe shpallja e Malit Sharr si Park Kombëtar ishin temat kryesore në të cilat foli Ali Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së në Veshallë, Bozovcë dhe në Shipkovicë.

Duke folur para të pranishmëve në Shipkovicë, Ali Ahmeti tha se për momentin nuk nevojiten ofendime, “dosje” dhe të ngjashme, por nevojiten programe dhe zbatimi i tyre, me qëllim të avancimit të vendit në të gjitha fushat.Kryetari i BDI-së Ahmeti sqaroi se në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Maqedoni do të regjistrohet çdo person, pa dallim nëse për momentin është në shtet ose jashtë, gjegjësisht nëse gjatë vitit të kaluar personi të paktën një herë ka qenë në Maqedoni.

Ahmeti ka folur edhe për projektet që janë në procedurë për realizim, u sqaroi banorëve të Malësisë së Tetovës së Parku Kombëtar i Sharrit është një investim i madh i cili do të ndihmojë në zhvillimin e këtij rajoni.”Sharri në këtë rajon është një ndër vendet më të bukura të botës. Ekspertët francezë që kanë vizituar këtë hapësirë kanë konkluduar se as Zvicra dhe as Franca nuk ka kështu vende të bukura malore”, deklaroi Ahmeti duke u sqaruar banorëve se vendet që kanë parqe nacionale kanë zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë.

” Sigurisht që një angazhim tejet serioz e kemi edhe lidhur me antarsimin ne NATO, është pengesë cështja e emrit ne nuk jemi indiferentë pra punojmë në këtë drejtim, ky vend është edhe i joni dhe na intereson shumë.

Nuk mundë të jemi indiferent se si do e ket emrin shteti, jo jemi shumë të interesuar se si do jetë emri i shtetit. Jemi shumë të interesuar dhe kontribuojmë që ky problem të tejkalohet sa më shpejtë, që vendi ynë të jetë antar i plot në NATO. Ne duam që këtu të vendosim të ardhmen tonë, dhe këtu të vendoset që njerzit të keni besim në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi paraqiti të arriturat e BDI-së në këtë përbërje qeveritare por theks të veçantë i dha regjistrimit që do të realizohet në muajin prill të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *