Home / Sport / AJAKSI KËRKON NAFIUN, MENAXHERË HOLANDEZË NË TETOVË

AJAKSI KËRKON NAFIUN, MENAXHERË HOLANDEZË NË TETOVË

Përfaqësues të gjigandit të futbollit holandez “Ajaksit”, këto ditë qëndrojnë në Tetovë, ku me drejtuesit e Shkëndijës janë duke biseduar mundësinë e transferimit të Valmir Nafiut.

Edhe pse futbollisti i ri i Shkëndijës tani më një kohë qëndron në Zvicër, ku është në bisedime me skudrën e Bazelit, holandezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen për të siguruar 16-të vjeçarin e Shkëndijës. Mbrëmjen e të shtunës drejtuesit e klubit tetovar kishin takim me homologët e tyre nga Holanda, ku është shqyrtuar mundësia e arritjes së marrëveshjes. Sipas drejtuesëve të Shkëndijës, menaxherët holandez edhe një herë kanë vërtetuar interesimin e Ajaksit për Nafiun, ndërsa në të njëjtin takim ata kanë dorëzuar edhe kërkesën e skuadrës kampione të Holandës AZ Alkmar, për të testuar futbollistin e Shkëndijës. Ndërkohë përvec Nafiut, skautët holandezë kanë treguar interesim edhe për Ferhan Hasanin, i cili në pranverë ishte futbollisti më i mirë i Shkëndijës, por edhe i kampionatit elitar të Maqedonisë. Përvec Nafiut dhe Hasanit, paraqitjet e mira të Shkëndijës në periudhën e kaluar, kanë bërë që të ndiqen edhe të tjerë futbollistë. Televizioni Alsat-M, siguroi pamje ekskluzive nga takimi në fjalë, derisa siguruam edhe prononcimin e njërit prej menaxherëve.
“Me ekipin time përkrah futbollist të rinj professional në karreirën e tyre sociale dhe profesionale. Sonte për këtë shkak jam këtu që të takohem me presidnetin dhe futbollistin e ekipit të Shëkdnijës. Pasi që kemi kemi gjetur këtu në Maqedoni një futbollist mjaft interesant dhe I talentuar, I cili mund të ndërtojë një karrierë të mirë profesiianle në Evropë. Ne jemi duke biseduar për një futbollist të ri, konkretisht është Valmir Nafiu. Mirëpo këtu takojë edhe portiere dhe futbollist të tjerë të talentuar. Ne përfaqësojmë ekipet në Spanjë dhe Holandë, mirëpo në veçanti në Holandë, përfaqësojmë 5 klubet më të mëdha për të gjetur skaut soe futbollist të rinj. Shpresojë se do të kemi biseda të mira sonte dhe do të vazhdojë bashëkupunimi në muajtë e ardhëm në këtë fushë”,-deklaroi Gerrit Loopstra, Menaxher i “Intermak Advies & Coaching”.
Sipas palëve që u takuan, bisedimet kanë patur kahje shumë pozitive, ndërsa kontaktet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me shpresë të një bashkëpunimi të suksesshëm. Ndërkohë Valmir Nafiu gjatë testimeve te skuadra e Bazelit la përshtypje pozitive, mirëpo për shkak të moshës së tij të re, për momentin transferimi nuk mund të realizohet. Informatat e para flitnin se ai do nënshkruajë parakontratë me zviceranët dhe do të luajë edhe për 6-të muaj me Shkëndijën, mirëpo insistimi dhe ardhja e holandezëve në Tetovë, ndoshta mund të ndryshojë planet e Shkëndijës dhe Nafiut.

Huazuar nga Alsat-M, Faton Zylbehari

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *