Home / Lajme / Maqedoni / ALFAT terrorizojnë qytetarët, arrestojnë nga 10 persona në ditë

ALFAT terrorizojnë qytetarët, arrestojnë nga 10 persona në ditë

7 janar-
Në vitin 2010 janë arrestuar gjithsej 3952 persona, janë ndalur dhe legjitimuar 13.976 persona kurse janë ndalur dhe kontrolluar 4174 vetura. Për krahasim nga viti 2009, viti 2010 ka pasur më shumë arrestime për 1917 persona.

Më shumë se dhjetë persona në ditë është mesatarja e personave të arrestuar nga njësia mobile e policës e njohur si “ALFA” në vitin 2010.

Në vitin 2010 janë arrestuar gjithsej 3952 persona, janë ndalur dhe legjitimuar 13.976 persona kurse janë ndalur dhe kontrolluar 4174 vetura. Për krahasim nga viti 2009, viti 2010 ka pasur më shumë arrestime për 1917 persona.

Shumica e të arrestuarve kanë bërë prishje të rendit dhe qetësisë edhe atë 563 persona, prej tyre 206 janë arrestuar për shkak të rrahjeve.

Me armë zjarri janë arrestuar 80 persona, kurse prej tyre 31 persona kanë pasur pistoleta me ajër, thuhet në raportin vjetor të punës së këtij njësiti policor.

I lartë është edhe numri i të arrestuarve për mbajtje të lëndëve narkotike, edhe atë 433 persona janë arrestuar me marihuanë dhe lloje tjera të drogave. Sa për krahasim vetëm në muajin dhjetor ALFAT kanë arrestuar 340 persona.

Ndryshe, për këtë njësi policore ka ankesa më ët mëdha nga Bashkimi Evropian dhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtat e njeriut, pasi në të shumtën e rasteve ata e shkelin ligjin dhe nuk i japin llogari askujt.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *