Home / Sport / Angli, Machesteri ruan kryesimin

Angli, Machesteri ruan kryesimin

Manchester United ruajti kryesimin në Premier Ligë pas fitores më rezultat 2:1 si udhëtues në takim me West Bromvich-in, në ndeshjen e javës së 21-të.

Futbollisti Rooney ka qenë në formë të mirë, i cili ka realizuar gol në minutën e 3-të për epërsinë 1:0. Në minutën e 14-të vendasit e barazojnë rezultatin me golin e Morrison, kurse United shënoi fitore falë golit te shënuar në minutën e 75-të nga Hernandez. Manchester City me mund të madh shënoi fitore 1:0 në përballje me Blackpool-in. Golin e fitores e shënoi futbollisti Adam Johnson në minutën e 34-të. Tottenham me golin e Bales në minutën e 42-të siguroi fitoren minimale 1:0 në ballafaqim me Fulhamin. Edhe Arsenali ka qenë i pamëshirshëm, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:0 Birmingham-in vendas.

Chelsea barazoi me rezultat 3:3 me Aston Villën. Aston Villa deri në minutën e 84-ë ishte në epërsi 1:2, por kampioni në fuqi e përmbysi për gjashtë minutat e fundit dhe kaluan në epërsi 3:2 pikërisht në minutën e 89-të me golin e Terryt. Megjithatë, mysafirët pas një minute edhe barazuan 3:3 nëpërmjet Clark! Golat për Chelseat i shënuan futbollistët Lampard (23’-nga penalltia), Drogba (84’) e Terry (89’) dhe për Aston Villën Young (41’-nga penalltia), Heskey (47’) e Clark (90’). Ndeshja ndërmjet Chelsea e Aston Villës ishte dramë në vete dhe që më së miri e vërtetoi edhe rezultati me kthesa të shumta për gjatë 90 minutave. Më një fjalë, katërshja e parë, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea e Totenham ishin të pamëshirshëm për rivalët.

Rezultatet e Premier Ligës

West Brom – Manchester U. 1:2

Liverpool – Bolton 2:1

Manchester City – Blackpool 1:0

Stoke City – Everton 2:0

Sunderland – Blackburn 3:0

Tottenham – Fulham 1:0

West Ham – Wolves 2:0

Birmingham – Arsenal 0:3

Chelsea – Aston Villa 3:3
Tabela e Premier Ligës

1. Manchester U. 19 11 8 0 41:18 41

2. Manchester C. 21 12 5 4 33:16 41

3. Arsenal 20 12 3 5 42:22 39

4. Tottenham 20 10 6 4 30:23 36

5. Chelsea 20 10 5 5 36:18 35

6. Sunderland 21 7 9 5 24:22 30

7. Bolton 21 7 8 6 33:28 29

8. Stoke 20 8 3 9 24:24 27

9. Blackpool 18 7 4 7 26:30 25

10. Liverpool 19 7 4 8 23:24 25

11. Blackburn 21 7 4 10 26:34 25

12. Newcastle 19 6 4 9 28:31 22

13. Everton 20 4 10 6 21:24 22

14. West Brom 20 6 4 10 26:35 22

15. Aston Villa 20 5 6 9 23:37 21

16. Wigan 19 4 8 7 17:31 20

17. West Ham 21 4 8 9 22:33 20

18. Birmingham 19 3 10 6 18:24 19

19. Fulham 20 3 10 7 19:24 19

20. Wolves 20 5 3 12 20:34 18

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *