Home / Sport / Arjeton Ziba firmos me Rininë

Arjeton Ziba firmos me Rininë

“Të mërkurën arrita marëveshje me drejtuesit e Rinisë për të luajtur në rradhët e tyre deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të bisedojmë për më shumë. Plani ambicion i kryesisë së Rinisë më bindi për të pranuar ofertën e tyre, ndërsa në këtë drejtim ndikim kishte edhe trajneri prof. Edmond Miha, i cili disa herë më ka kontaktuar. Ndërkohë dua të dërgoj një falemenderim të madh dhe publik për drejtuesit e Dritës së Bogovinës, të cilët u treguan shumë korrekt ndaj meje”, – deklaroi mes tjerash, futbollisti i ri i Rinisë së Gostivarit, Arjeton Ziba.

Klubi i Futbollit Rinia nga Gostivari është ndër ekipet më aktive në merkato, duke arritur të angazhojë shumë futbollistë cilësorë. Emri i fundit që i bashkangjitet kësaj skuadre është strugani Arjeton Ziba, i cili me drejtuesit e klubit ka arritur marrëveshje për bashkëpunim deri në fund të sezonit, me obsion që më pas të shqyrtojnë mundësinë për të zgjatur kontratën për afat më të gjatë kohor. Ziba viteve të fundit është futbollist standard në skuadrën e Dritës së Bogovinës, ndërsa pas përfundimit të stinorit vjeshtor, kishte tentim të pa suksesshëm për të vazhduar karrierën në Austri. “Qëndrova një kohë në Austri tek një skuadër e kategorisë së tretë. Dëshira ime ishte që të vazhdoj atje karrierën, mirëpo nuk arritëm të sigurojmë leje qëndrimi, kështu që gjithcka ra në ujë. Ndërkohë të mërkurën arrita marëveshje me drejtuesit e Rinisë për të luajtur në rradhët e tyre deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të bisedojmë për më shumë. Plani ambicion i kryesisë së Rinisë më bindi për të pranuar ofertën e tyre, ndërsa në këtë drejtim ndikim kishte edhe trajneri prof. Edmond Miha, i cili disa herë më ka kontaktuar. Shpresoj që të ndihmoj në arritjen e objektivave në stinorin pranveror”, – tha në fillim Arjeton Ziba, i cili sot (e premte) pritet t’i bashkangjitet skuadrës së re në seancat stërvitore. Mesfushori defanziv, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës qendre, shprehet i kënaqur me kushtet e ofruara, ndërsa falemederon drejtuesit e ish-skuadrës së tij Dritës për korektësinë e treguar ndaj tij. “Në Rini më janë ofruar kushte shumë të mira, por ceka më lartë se më shumë më bën përshtupje plani ambicioz i kësaj skuadre, të cilin besoj se në fund do t’ia arrijmë. Ndërkohë dua të dërgoj një falemenderim të madh dhe publik për drejtuesit e Dritës së Bogovinës, të cilët u treguan shumë korrekt ndaj meje. Jo që nuk më shkaktuan probleme gjatë kalimit tim në Rini, por mund të them se edhe më kanë ndihmuar shumë në këtë drejtim. Kam kaluar një kohë të mirë në Dritë dhe atje kam shumë shok dhe miq. Uroj që në të ardhmen të kenë suksese dhe të ecin vetëm përpara”, vazhdoi Ziba, i cili mohoi zërat se ka firmosur me skuadrën e Ohrit. “Mediume të caktuara maqedonase nxorën lajmin se kam kaluar në rradhët e kampionëve të vjeshtës në Ligën e Dytë, Ohrit. S’di përse shkruajtën një dezinformatë të tillë, por mendoj se gjithcka është keqkuptuar në paraqitjen time në stërvitjet e kësaj skuadre. Unë vetëm se kam ushtruar disa ditë me ta, pasi gjenden më afër vendlindjes time, ndërsa as që kemi biseduar për një marveshje. Si do që te jetë e vërteta është se unë jam futbollist i Rinisë dhe me këtë klub do të luaj të paktën në 6-të muajt e ardhshëm”,-përfundoi strugani Arjeton Ziba.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *