Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë kandidat shqiptar për investimet e huaja

Asnjë kandidat shqiptar për investimet e huaja

6 janar-
Nga 19 promovues që janë të shpërndarë nëpër përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe që mbulojnë shumë shtete numri do të shtohet në 27 promovues, për të bërë një fushatë sa më aktive dhe më rezultative, njoftojnë nga Agjencia qeveritare për investime të huaja.

Asnjë kuadër shqiptarë deri tani nuk është kandidat për zgjedhjen e 8 promovuesve të rinj për investime të huaja nga ana e Agjencisë për Investime të Huaja.

Agjencia qeveritare për investime të huaja pritet që të shtojë numrin e promovuesve ekonomik, me qëllim të rritjes së rezultateve për tërheqjen e investitorëve.

Nga 19 promovues që janë të shpërndarë nëpër përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe që mbulojnë shumë shtete numri do të shtohet në 27 promovues, për të bërë një fushatë sa më aktive dhe më rezultative, njoftojnë nga Agjencia qeveritare për investime të huaja.

Ata kanë statusin e diplomatit, rrogë mujore prej 2000 euro, banesë të paguar, beneficione shtetërore, ndërsa të gjithë kandidatët e zgjedhur janë të afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE.

Deri në fund të muajit janar do të miratohet edhe strategjia e re për tërheqjen e investitorëve të huaj por edhe për importin e produkteve vendore jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *