Home / Lajme / Botë / Banka Botërore parashikon rritje të ngadalësuar, por stabile të ekonomisë globale

Banka Botërore parashikon rritje të ngadalësuar, por stabile të ekonomisë globale

14 janar-
Derdhja e dukshme e kapitalit në disa vende të mëdha me nivel të mesëm të të ardhurave, sjell rreziqe të caktuara dhe mund ta rrezikojë rritjen e ekonomisë në perspektivë afatmesme, në mënyrë të veçantë në rast rritjes së papritur të kurseve valutore, thuhet në raport.

Ekonomia globale nga faza e pas krizës kalon në fazë të rikuperimit të ngadalësuar, por me shumë rritje stabile, i cili do të vazhdojë gjatë vitit 2011 dhe 2012, ndërsa ngritës të së cilës do të jenë vendet në zhvillim, vlerësoi Banka Botërore në raportin e saj “Perspektiva globale ekonomike për vitin 2011”.

Në vendet më të mëdha në zhvillim në bruto prodhimin vendor (BPV) arriti nivele, të cilat do të realizoheshin në mungesë të ciklit dobësim-përforcim. Edhe pse deri në fund të vitit 2012 pritet rritje stabile, përforcimi i ekonomisë në shumë vende me tregje në zhvillim në Evropë dhe në Azi dhe disa vende të zhvilluara do të mbetet i dobët, konsideron Banka.

Sipas këtij institucioni financiar, nëse në nivel kombëtar nuk ndërmerren masa për përmirësim të gjendjes, mbi detyrimi i ekonomive vendore, papunësia dhe dobësimi i tregut të pasurisë së patundur dhe sektori bankar, me siguri do të jenë frerë të rritjes ekonomike. Banka Botërore parashikon se rritja e BPV-së së përgjithshme globale, e cila vitin e kaluar arriti 3,9 për qind, këtë vit do të ngadalësohet në 3,3 për qind, ndërsa në vitin 2012 do të arrijë 3,6 për qind.

Në rajonet e Evropës dhe të Azisë Qendrore, pas zvogëlimit të BPV-së prej 6,6 përqind në vitin 2009, vlerësohet se prodhimtaria ekonomike vitin e kaluar u rrit për 3,4 për qind, para se gjithash falë reformave në disa vende.

Ekonomitë e Bullgarisë, Kirgizit, Lituanisë dhe Rumanisë për shembull në vitin 2010 kanë mbetur në nivel paraprak ose janë dobësuar, ndërsa parashikohet rritja në ato vende të arrijë vetëm dy për qind në vitin 2011 dhe 3,3 për qind në vitin 2012, thuhet në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare financiare.

Megjithatë, ekziston edhe moment negativ. Nëse në anëtaret e eurozonës vazhdojnë problemet me debitë e anëtareve të saj, prodhimi ekonomik në shumë vende në zhvillim, të cilat kanë lidhje të ngushta financiare dhe të zhvilluara, mund të rritet në mënyrë të dukshme, parashikon Banka botërore. Rritja e rrjedhave ndërkombëtare në kapital kontribuon për përforcim të ekonomisë në vendet në zhvillim.

Derdhja e dukshme e kapitalit në disa vende të mëdha me nivel të mesëm të të ardhurave, sjell rreziqe të caktuara dhe mund ta rrezikojë rritjen e ekonomisë në perspektivë afatmesme, në mënyrë të veçantë në rast rritjes së papritur të kurseve valutore, thuhet në raport.

Vëllimi i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në vendet në zhvillim është rritur për 16 për qind në vitin 2010, në 410 miliardë dollarë, pas zvogëlimit nga madje 40 përqindëve në vitin 2009.

Autorët e raportit tregojnë se ky rikuperim, para se gjithash, sqarohet me rritjen e investimeve nga vendet aziatike. Në shumë vende me të ardhura të vogla, vitin e kaluar është realizuar rritje e tregtisë, ndërsa BPV-ja e tyre u rrit në 5,3 për qind, për çka kontribuoi çmimi i rritur i lëndëve të para dhe në shkallë më të vogël edhe rritja e transaksioneve të parave nga vendet e huaja dhe të ardhurat më të mëdha në turizëm.

Banka botërore parashikon se gjasat e këtyre vendeve do të përmirësohen edhe më shumë, me ç’rast rritja e tyre ekonomike do të arrijë 6,5 për qind edhe në vitin 2011 edhe në vitin 2012.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *