Home / Sport / Barcelona mundi 2:1 Levanten

Barcelona mundi 2:1 Levanten

Barcelona e ka filluar mirë vitin 2011, duke shënuar fitore tepër të rëndësishme kundër Levantes me rezultat 2-1, dhe duke rritur diferencën në pesë pikë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Në pjesën e parë në fushë thuajse luajti vetëm një ekip, e ai ishte Barcelona e cila kishte një numër të madh rastesh, por duke mos e shfrytëzuar asnjë.

Me të filluar pjesa e dytë saktësisht në minutën e 47 Pedro shfrytëzoi mirë një top të Daniel Alves duke e futur atë në rrjetë për 1-0. 12 minuta më vonë kemi asistuesin dhe golashënuesin e njëjtë të cilët u përkujdesën për 2-0.

Krejt çka arriti të bënte Levante në këtë ndeshje ishte ta ngushtoj epërsin e Barelonës në minutën e 80 me anë të Stuanit.

Me këtë fitore Barcelona rruan kreun e La Ligas me 46 pikë, pesë më shumë se Real Madridi i cili ka një ndeshje më pak.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *