Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe DR përplasen për objektin në Kalanë

BDI dhe DR përplasen për objektin në Kalanë

28 janar-
Por BDI në reagimin e saj ka theksuar se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e kishës, por për ndërtimin e një objekti ku do të eksponohen artefakte të gjetura gjatë hulumtimeve arkeologjike në Kala dhe lokalitete tjera.

BDI dhe DR sot janë përplasur lidhur me ndërtimin e një objekti në Kalanë e Shkupit, për të cilin janë hedhur dyshime se bëhet fjalë për ndërtimin e një kishe.

Demokracia e Re (DR) nëpërmjet një reagimi drejtoi sot akuza të rënda ndaj partisë shqiptare në pushtet BDI se ajo është bashkëpjesëmarrëse e projekteve monofetare dhe provokuese në Kalanë e Shkupit.

“Qeveria ka vendosur të ngrit një kishë edhe në Kalanë e Shkupit. Ajo që është më e keqja, kohëve të fundit, këto nisma të Qeverisë kanë filluar të realizohen në mënyrë tinëzake dhe larg vëmendjes së opinionit publik. I bëjmë me dije partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI se me këtë politikë përçarëse, diskriminuese dhe në shumë raste ofenduese për shqiptarët dhe myslimanët në vend vetëm shtojnë hendekun ndëretnik dhe ndërfetar”, theksoi DR, duke kërkuar ndërprerjen urgjente të ndërtimeve.

Por BDI në reagimin e saj ka theksuar se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e kishës, por për ndërtimin e një objekti ku do të eksponohen artefakte të gjetura gjatë hulumtimeve arkeologjike në Kala dhe lokalitete tjera.

“Në asnjë moment nuk bëhet fjalë për objekte fetare , as në rastin e objektit në fjalë e as në dy objektet tjera që janë të parapara të ndërtohen. Behët fjalë për objekte në të cilat do të eksponohen artefaktet e gjetura gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në këtë lokacion , të cilat përfshinë një periudhë më të gjerë kohore, respektivisht që nga koha romake, bizantine, periudhën osmane deri më ditët e sotme. Këtu do ketë artefakte për kultura dhe histori të popujve të ndryshëm që kanë qenë në këto troje, duke përfshirë këtu edhe fiset ilire dhe popullin shqiptar”, theksoi BDI, duke akuzuar se pikërisht krerët e DR-së gjatë qeverisjes PDSH-VMRO-DPMNE kishin miratuar bashkërisht ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe të projektit “Shkupi 2014”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *