Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja të veprojë rreth akuzave ndaj Thaçit

BE-ja të veprojë rreth akuzave ndaj Thaçit

14 janar-
Kërkesa e kësaj qendre për Brukselin zyrtar vjen duke u bazuar në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili e akuzon kryeministrin Thaçi dhe ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh të serbëve të zënë rob gjatë luftës në Kosovë.

Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje, derisa prokurorët ndërkombëtarë të hetojnë akuzat për “përfshirje e tij në krimin e organizuar dhe në trafikun e organeve”.
Kërkesa e kësaj qendre për Brukselin zyrtar vjen duke u bazuar në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili e akuzon kryeministrin Thaçi dhe ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh të serbëve të zënë rob gjatë luftës në Kosovë.

Bashkimi Evropian duhet të përmbushë “rolin që i ka caktuar vetes si forcë udhëheqëse për transformimin politik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në Evropën moderne dhe në vlerat e saj”, thuhet mes të tjerash në analizën e kësaj qendre, njofton REL.

Raporti i Martyt është vlerësuar si shpifës dhe racist nga autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat janë treguar të gatshme për hetimin e pretendimeve të senatorit zviceran, i cili në pjesën më të madhe të raportit i referohet “të dhënave” të përgatitura nga prokuroria serbe. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *