Home / Lajme / Maqedoni / BE kërkon intensifikimin e dialogut politik në Maqedoni

BE kërkon intensifikimin e dialogut politik në Maqedoni

22 janar-
“Nuk ka dyshim se dialogu politik në vend ka qenë i dobët, andaj jemi shumë të inkurajuar nga nisma e ndërmarrë nga presidenti Gjorgje Ivanov për takimin me liderët e partive”, deklaroi Fuere, duke shpresuar se ky takim do të intensifikojë takimet e tjera midis krerëve të partive kryesore politike.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere drejtoi kritika ndaj palëve politike në Maqedoni për mungesën e dialogut, por ai përshëndeti nismën e presidentit Ivanov.

“Nuk ka dyshim se dialogu politik në vend ka qenë i dobët, andaj jemi shumë të inkurajuar nga nisma e ndërmarrë nga presidenti Gjorgje Ivanov për takimin me liderët e partive”, deklaroi Fuere, duke shpresuar se ky takim do të intensifikojë takimet e tjera midis krerëve të partive kryesore politike.

Ai shtoi se pa dialog midis partive, vendi nuk mundet që me sukses të zbatojë të gjitha reformat dhe sfidat tjera.

“Dialogu midis partive është çelësi për konsensus dhe krijimi i klimës se konsensusit për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet vendi siç janë çështja e emrit, gjendja ekonomike, papunësia, etj. Kjo do të ndihmojë gjithashtu edhe në qetësimin e këtyre çështje të ndjeshme, siç është rasti i kultivuesve të duhanit”, theksoi Fuere, duke shtuar se BE përkrahë çdo zgjidhje për emrin, që vjen nga një kompromis midis dyja palëve në proces

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *