Home / Sport / Behar Maliqi përforcon Shkëndijën

Behar Maliqi përforcon Shkëndijën

Pas Guxhufit dhe Allomeroviq-it, mesfushori 24 vjeçar nga Kosova, Behar Maliqi është përforcimi i tretë i skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Shkëndija të mërkurën në orën 12:00 nis fazën përgatitore, ku të pranishëm do jenë edhe përforcimet e reja.

Shkëndija ka siguruar përforcimin e tretë në afatin kalimtar të janarit, duke arritur marëveshje me mesfushorin kosovar Behar Maliqi. 24 vjeçari Maliqi vjen nga skuadra e Prishtinës, ku sezonin e fundit mbante shiritin e kapitentit, ndërsa në 33 ndeshje të zhvilluara për skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës, ka shënuar 8 gola. Maliqi karrierën e ka filluar në Fushë Kosovë, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrën e KEK-ut. “Kemi gjetur gjuhë të përbashkët me Behar Maliqin dhe mendojmë se ai do jetë një freskim i mirë për ekipin tonë. Ne duam të shtojmë konkurencën në skuadër dhe në këtë drejtim na duhen futbollistë kualitativ. Maliqin e kemi ndjekur një kohë të gjatë dhe më vjen mirë që ai vendosi t’i bashkangjitet skuadrës tonë. Shpresoj që kualiteti i tij të vijë në shprehje te skuadra jonë”,-deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Maliqi është futbollisiti i tretë që angazhojnë kampionët e vjeshtës, pasi paraprakisht në ekip ofruan portierin Guxhufi dhe mesfushorin Allomeroviq. Sipas Idrizit, së shpejti në ekip pritet të ketë edhe ndonjë risi tjetër, për të cilën opinioni do të informohet në kohë. Ndërkohë Shkëndija sot starton me fazën përgatitore për gjysmësezonin pranveror, ku ekipi do kërkojë suksesin historik, titullin e kampionit shtetëror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *