Home / Lajme / Rajon / Blair kërkonte intensifikimin e bombardimeve ndaj Serbisë

Blair kërkonte intensifikimin e bombardimeve ndaj Serbisë

15 janar
Ende isha shumë i lodhur dhe i rraskapitur më thernin këmbët. Po humbnim luftën propagandistike kundër serbëve. Tony Blair kishte thirrur herët në mëngjes dhe kishte kërkua që gjërat të përshpejtojnë”, shkruan në ditarin e tij këshilltari për media, i ish-kryeministrit britanik. Sipas tij, Tony Blair atë ditë kishte biseduar edhe me ish-presidentin amerikan në atë kohë, Bill Clinton, në lidhje me frikën që kish rreth strategjisë ushtarake të sulmit.

Strategu medial i luftës kundër Serbisë, Alastair Campbell, këshilltar i ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka shkruar ditarin në të cilin zbulon prapaskenat e shumë ngjarjeve të cilat e kanë përcjellë bombardimin e Serbisë në vitin 1999, publikimin e këtij ditari e ka bërë, gazeta britanike The Guardian, transmeton Tanjug.

“E premte 2 prill – Ende isha shumë i lodhur dhe i rraskapitur më thernin këmbët. Po humbnim luftën propagandistike kundër serbëve. Tony Blair kishte thirrur herët në mëngjes dhe kishte kërkua që gjërat të përshpejtojnë”, shkruan në ditarin e tij këshilltari për media, i ish-kryeministrit britanik. Sipas tij, Tony Blair atë ditë kishte biseduar edhe me ish-presidentin amerikan në atë kohë, Bill Clinton, në lidhje me frikën që kish rreth strategjisë ushtarake të sulmit.

“Blair foli edhe me Margaret Thatcher natën e kaluar dhe ajo ishte tmerruar nga fakti se komandantët ushtarakë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s (mes vete), po diskutonin tepër gjatë për objektivat e sulmit. Ai kërkonte që të dërgohej mesazh që të intensifikoheshin sulmet. Unë i thashë atij se ne tashmë e kemi bërë”, shkruan Campbell.

“Wesley Clarkun e ka ‘munduar; dilema se a duhet të sulmojë Serbinë, me bombat e fuqishme shkatërruese deri atëherë të panjohura, me apo po paralajmërim, deri sa ish kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i ka interesuar se si po përparon fushata dezinformuese”, shkruan në ditarin e tij Campbell. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *