Home / Sport / Blerim Xhemaili ndihmon finansiarisht Dritën

Blerim Xhemaili ndihmon finansiarisht Dritën

KF Drita e Bogovinës me kryesi dhe staf të ri teknik, paralajmëron konsolidimin e plotë të rradhëve të saj, duke pretenduar të rkijohet ekip stabil për të ardhmen. Kryetar i ri i Dritës është Abedin Aliti, ndërsa bashkëpuntor të tij më të afërt do jenë Fikredin Xhemaili dhe Muzafer Junuzi. Trajner i ri i vjetër i Dritës është Jeton Beqiri, ndërsa vlen të ceket se kjo skuadër është ndihmuar finansiarisht nga futbollisti i Parmës (Itali) dhe anëtari i përfaqësueses zvicerane, Blerim Xhemaili.

Pas një kohe të përcjellë me shumë paqartësi dhe probleme, KF Drita nga fshati Bogovinë e Tetovës më në fund duket se rrikthehet në binarë të duhur. Ajo që u paralajmërua ditë më parë, gjatë fundjavës u realizua të tërësi, kështu që bogovinasit tani më kanë kryesi të re. Rikonstruimi i të gjitha strukturave në klub, solli në konsolidim të plotë të rradhëve të Dritës, e cila në pranverë do të jetë me një fytyrë të re, me shumë gjasa edhe të suksesshme. Kështu në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të KF Drita, u vendos që kryetar i ri i klubit të jetë Abedin Aliti, ai që vite me rradhë në të kaluarën sponsorizonte këtë skuadër. Për ndihmës të Alitit, në postin e nënkryetarit janë vendosur Fekredin Xhemaili (babai i Blerim Xhemailit) dhe Muzafer Junuzi, ndërsa drejtor i ekipit është emruar Agron Rexhepi. Posti i drejtorit sportiv i takon Dashmir Tefikit, sekretar është emëruar Besnik Emshiu, ndërsa sekretar teknik Irfan Xhemaili. Menjëherë pas zgjedhjes së kryesisë, drejtuesit e ri të Dritës kanë vendosur edhe për stafin teknik që do të drejtojë skuadrën në të ardhmen. Kështu si shef i ri i Stafit teknik të KF Dritës është emëruar ish-trajneri i kësaj skuadre Jeton Beqiri, ndëihmës i tij do të jetë Berat Imeri i cili njëkohësisht do të vazhdojë edhe të jetë aktiv si futbollist, ndërsa trajner i portierëve është emëruar Sare Vucevski. Nga kryesia e re mësojmë se qëllimi i tyre në të ardhmen do të jetë riorganizimi i plotë i skuadrës dhe rrikthimi i shkëlqimit që kishte Drita në të kaluarën, me shpresa për tu arritur edhe më shumë. Drita do tentojë të bëjë ekip cilësorë, ku në qendër të vëmendjes do të jetë avansimi i të rrinjëve. Drejtuesit e ri paralajmërojnë se në gradualitet do të tentojnë të krijojnë stabilitet në skuadër, i cili do të garantojë garim të suksesshëm për vite me rradhë. Në këtë drejtim ndihmon bashkimi i forcave në këtë skuadër, ndërsa Drita ndihmë të madhe në këtë fazë të riorganizimit mori nga futbollisti me famë botërore Blerim Xhemaili. I lindur në Bogovinë, futbollisti aktual i Parmës italiane dhe përfaqësueses më të mirë të Zvicrës, hapat e parë të futbollit i ka bërë pikërisht në skuadrën e Dritës, nga fshati i tij i lindjes. Tani ai i vetëdijshëm për situatën dhe nevojën për ndihmë te skuadra e Dritës, vendos që të ndihmojë finansiarisht këtë ekip, duke u’a lehtësuar tej mase një barë të madhe drejtuesëve të ekipit. Ky gjest i Xhemailit është shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejme të skuadrës, ndërsa nga kryesia e klubit janë shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë. Ndërkohë Xhemaili me këtë vërtetoi se nuk haron fshatin e lindjes dhe klubin e Dritës, duke vendosur të ndihmojë në situatë kur vet është në një ecuri të lartë të karierës futbollistike, pasi me sukses paraqitet në një ndër kampionatet më të forta botërore, në Serian A italiane te skuadra e Parmës. Ndërkohë skuadra sot starton me përgatitjet për sezonin pranveror, ku do të tentohet që Drita të paraqitet me sukses sa më të madh. Ditët në vijim do të mësohet më shumë dhe sa i përket fondit të futbollistëve që do të disponojë skuadra.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *