Home / Lajme / Maqedoni / Bllokimi I llogarive të A1, LSDM braktis parlamentin

Bllokimi I llogarive të A1, LSDM braktis parlamentin

28 janar-
Këshilli I radiodifuzionit në një kumtesë bëri të ditur se ndjek gjatë gjithë kohës prgramin e A1 dhe A2 dhe I njejti punon në bazë të ligjit për radiodifuzion. Këshilli radiodifuziv, ka shprehur keqardhje për vendimin e gazetarëve që të punojnë jashtë dhe të lëshojnë vendet e punës në kushte të vështira.

LSDM-ja prej sot e braktis Kuvendin dhe nuk do të marrë pjesë në punën e tij, deklaroi kryetari i partisë Branko Cërvenkovski.”Ne nga LSDM-ja nuk kemi më për qëllim t’i japim legjitimitet këtij pushteti jodemokratik dhe jopopullor. Prej sot LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, tha Cërvenkovski në konferencën e sotme për shtyp.

LSDM-ja, siç potencoi, shkon nga ana tjetër – me popullin dhe mes popullit, sepse në shtet sundon “regjim jodemokratik, autoritar dhe jopopullor”.

“Qëllimi i tyre është ndarje të vazhdueshme dhe konfrontime mes vete, tensione dhe përleshje në shoqërinë e Maqedonisë. I ndanë dhe i konfrontuan: mediat me media, gazetarë me gazetarë, nëpunësit në administratë me proshuesit e duhanit, pacientët me doktorët, studentët me profesorët”, tha Cërvenkovski.

Më shumë se dy muaj, nënvizoi Cërvenkovski, na kanë bindur se në rastin “Pero Nakov” nuk bëhet fjalë për sulm mbi mediumet, por për luftë kundër krimit.

“Dëshiroj t’ju përkujtoj se unë personalisht, në emër të LSDM-së publikisht deklarova se nëse Velija e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. Pse bllokim të llogarive të televizionit A1, të gazetave Shpic, Vreme dhe Koha e Re?”, pyeti ai.

Nga ana tjeter kryetarja e Gjykatës kushtetuese Shkup 1, Lidija Nedellkova deklaroi se bllokimi i llogarive të 11 fimrave në “Pero Nakov” pn është i ligjshëm, me kërkesë të Prokurorisë publike.”Pas propozimit të prokurorisë publike të parashtruara deri te gjykatësi hetues në këtë Gjykatë, është marrë vendim për bllokimin e përkohshëm të llogarive bankare të 11 personave juridikë për shkak të sigurimit të mjeteve financiare për të cilat mendohet se janë fituar me kryerjen e veprave penale për të cilat bëhet hetim”, tha Nedellkova.

Sipas Ligjt, siç sqaron ajo, llogaritë mund të bllokohen deri në përfundimin e procedurës, por në çdo dy muaj gjykatësi hetues është i detyruar që ta rihetojë arsyetimin e kësaj mase. Prokuri publik Lubço Shfrgovski, tha se ai është në anën e shtetit dhe mbron interesat e shtetit. Sipas tij, ligji duhet të vlejë për të gjithë njejtë dhe nuk ka përjashtime. Avokatët mbrojtës të a1, theksuan se do të parashtrojnë ankesë në instatncat më të larta të gjyqësisë. Redaksia e Televizionit A1 dhe gazetat ditore “Koha e Re”, “Shpic” dhe “Vreme” që mbrëmë morën vendim që të emitojnë program dhe të përgatisin gazetat në rrugë, para qeverisë.

Ky është reagim ndaj vendimit me të cilën gjykatësi hetues i bllokoi të gjitha firmat në “Pero Nakov”, me ç’rast kreu sulm final mbi mediumet që kanë vështrim kritik .
Ambasadori I SHBA-ve, në Shkup, Filip Riker, tha se mbyllja e një televizioni që ka qëndrim kritik ndaj pushtetit mund të hapë shumë çështje. Shoqata e gazetarëve të maqedonisë, ka ftuar institucionet e shtetit që të mundësojnë kushte ligjore për funskionim normal të këtyre mediave derisa vazhdon hetimi I rastit Rrjeta.

Këshilli I radiodifuzionit në një kumtesë bëri të ditur se ndjek gjatë gjithë kohës prgramin e A1 dhe A2 dhe I njejti punon në bazë të ligjit për radiodifuzion. Këshilli radiodifuziv, ka shprehur keqardhje për vendimin e gazetarëve që të punojnë jashtë dhe të lëshojnë vendet e punës në kushte të vështira.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *