Home / Lajme / Botë / Bota e përcolli vitin e vjetër dhe e priti Vitin e Ri 2011

Bota e përcolli vitin e vjetër dhe e priti Vitin e Ri 2011

1 janar 2011-
Në manifestimin qendror për pritjen e Vitit të Ri 2011 në sheshin e Shkupit sërish janë anashkaluar këngëtarë të estradës shqiptare. Sipas informacioneve të para, nata e Vitit të Ri në Shkup kaloi pa incidente serioze dhe pa viktima

Qindra milionë njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante, apo në atmosferë familjare nëpër shtëpitë e tyre e përcollën vitin 2010 dhe e pritën Vitin e Ri 2011.
Festimi i Vitit të Ri nisi në shtetin ishull Kiribati. Fishekzjarrët e parë u hodhën në metropolin australian Sidnej dhe në Hongkong.

Në plazhin legjendar Kopakabana në Rio de Zhaneiro rreth dy milionë brazilianë e pritën vititn e ri në piskun e vapës së verës duke kërcyer samba dhe duke hedhur fishekzjarrë.

Në Nju Jork si tradicionalisht në natën e ndërrimit të viteve rreth një milionë njerëz u mblodhën në Time Square.

Në festën më të madhe të vitit të ri në Gjermani, që zhvillohet tradicionalisht në Berlin, gjithashtu mëse një milionë vetë përshëndetën fillimin e një viti të ri. Në Paris në bulevardin Champs Elysées rreth 350.000 ngritën dollinë për 2011-ën, ndërsa në Londër festuan së bashku mëse 250.000 vetë.

Sipas shembullit të metropoleve botërore, tashmë tradicionale nata më gazmore u prit edhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup, si dhe në qytetet e tjera të vendit. Argëtimi i Viti të Ri në sheshin e Maqedonisë u hap me programin për fëmijë. Për fëmijët ishte vendosur skenë para hyrjes së Qendrës tregtare të qytetit, ku ata patën mundësi të shikojnë disa shfaqje, të dëgjojnë këngë dhe të fotografohen me Plakun e Vitit të Ri.

Ndërkaq, të rriturit i argëtuan këngëtarët kroatë Petar Grasho dhe Daniela Martinoviq dhe këngëtarët nga Maqedonia, Arben Shaqiri, Elena Risteska, Kristina Arnaudova, Rebeka, Suzana Spasovska, Sonja Tarçullovska dhe Goce Arnaudov. Në manifestimin qendror për pritjen e Vitit të Ri 2011 në sheshin e Shkupit sërish janë anashkaluar këngëtarë të estradës shqiptare. Sipas informacioneve të para, nata e Vitit të Ri në Shkup kaloi pa incidente serioze dhe pa viktima

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *