Home / Lajme / Maqedoni / Delegacioni i Maqedonisë mbështet raportin e Dick Martyt

Delegacioni i Maqedonisë mbështet raportin e Dick Martyt

22 janar-
“Jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikollovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja pas konsultimeve të gjata do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara. Mehmeti-Devaja si deputete e vetme e bllokut politik shqiptar, sigurisht nuk do të solidarizohet me kolegët e saj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë marrë vesh për të votuar kundër projekt-rezolutës, nga e vetmja arsye se Maqedonia nuk është përfshirë në raport”, bën të ditur Sitel.

Shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty.

Kjo është kumtuar nga televizioni proqeveritar Sitel, duke u thirur në burime të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE.

Siç bëhet e ditur, edhe pas paralajmërimeve të BDI-së se faktori shqiptar nuk do të pranojë raportin e Martyt, jozyrtarisht raporton Sitel se deputetët janë dakorduar që të kenë qëndrim pro raportit të Martyt.

“Jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikollovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja pas konsultimeve të gjata do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara. Mehmeti-Devaja si deputete e vetme e bllokut politik shqiptar, sigurisht nuk do të solidarizohet me kolegët e saj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë marrë vesh për të votuar kundër projekt-rezolutës, nga e vetmja arsye se Maqedonia nuk është përfshirë në raport”, bën të ditur Sitel.

Sesioni i janarit i Këshillit të Evropës do të fillojë të hënën, dhe se rezoluta do të jetë e hapur për amendamente shtesë. Pritet që të ketë ndryshime, por jo edhe ndryshime thelbësore dhe ndryshime të përmbajtjes.

Në raportin e Dick Martyt janë hedhur akuza ndaj UÇK-së për trafikim organesh, ku përmendet si organizator kryeministri Hashim Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *