Home / Lajme / Rajon / Demonstrata homazh e opozitës sot në Tiranë

Demonstrata homazh e opozitës sot në Tiranë

28 janar-
Opozita nuk hoqi dorë nga mbajtja e kësaj demonstrate homazh edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar. Kreu socialist Edi Rama theksoi se demonstrata do të jetë e qetë, pa dhunë dhe nuk do të bie pre e provokimeve.

Në Tiranë sot do të zhvillohet demonstrate homazh e Partisë Socialiste për nderimin e tre viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit.

Demonstrata do të zhvillohet në mesditë para kryeministrisë e udhëhequr nga kreu socialist Edi Rama dhe liderët e partive opozitare jashtëparlamentare.

Opozita nuk hoqi dorë nga mbajtja e kësaj demonstrate homazh edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar. Kreu socialist Edi Rama theksoi se demonstrata do të jetë e qetë, pa dhunë dhe nuk do të bie pre e provokimeve.

Një ditë para mbajtjes së këtij tubimi protestues, policia shqiptare bëri të ditur se nuk garanton mbarëvajtjen e demonstratës. Në murin përreth kryeministrisë që dje janë vendosur tela me gjemba, për të parandaluar çdo lloj tentative për depërtim brenda zonës së kryeministrisë. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe acarimet në skenën politike shqiptare.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *