Home / Sport / Dëshira e Lorik Canës: Të sjell Gallatasarajin në Prishtinë

Dëshira e Lorik Canës: Të sjell Gallatasarajin në Prishtinë

Mesfushori Lorik Cana dëshiron të sjellë në kryeqytetin kosovar ekipin e njohur turk, Gallatasaraj.

Dëshirën e vet 27-vjeçari i përfaqësueses kuqezi e shprehu në faqen sportive gjermane “Gazetefutbol.de”. “Për tifozët në Shqipëri, sidomos në Kosovë, Gallatasaraj është më i popullarizuar se sa skuadrat vendase”, pohoi Cana. “Madje ekipe si Barcelona apo Mançester Junajtid kanë më pak tifozë në Kosovë se sa ne. Qëllimi im është që së bashku me Qeverinë e Kosovës të organizoj në Prishtinë një ndeshje miqësore ndaj kombëtares kosovare”.

Zëvendëskapiteni i kombëtares shqiptare shtoi se ndeshja e cila pritet të zhvillohet në një të ardhme të afërt në stadiumin e Prishtinës, do të shërbejë edhe për bamirësi. Kjo pasi të hollat e mblidhura do të shkojnë në ndihmë të familjeve të varfra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *