Home / Lajme / Maqedoni / Dhunë në protestat e PS në Tiranë

Dhunë në protestat e PS në Tiranë

Tiranë, 21 janar
Forcat e rendit janë përpjekur të shmangin konfrontimin, por ata kanë reaguar pasi janë goditur në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit e opozitës.

Partia Socialiste e ka nisur në formë të dhunshme demonstratën e paralajmëruar prej ditësh. Simpatizantët e saj që i janë përgjigjur thirrjes së drejtuesve të selisë rozë për demonstratë kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të policisë në detyrë, të vendosura para kryeministrisë, pa asnjë shkak, duke i qëlluar me mjete të forta e madje edhe me lëndë plasëse. Disa efektive të policisë të angazhuar në mbrojtje të institucioneve janë plagosur. Pamjet tregojnë se si ka nisur dhuna.

Demonstruesit ishin përgatitur për të tilla akte, pasi ishin të pajisur me shkopinj, gurë, tulla, pllaka betoni e mjete të tjera të forta, me të cilat qëlluan forca e rendit.

Forcat e rendit janë përpjekur të shmangin konfrontimin, por ata kanë reaguar pasi janë goditur në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit e opozitës.

Ky ka qenë episodi kulminant i kësaj demonstrate, të cilën, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e lajmëroi një ditë më parë si paqësore, duke thënë se nuk do të ketë akte dhune. Pas thirrjes për t’u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, asnjë nga drejtuesit e selisë rozë apo opozitës së bashkuar nuk është parë në demonstratë. Selitë kryesore diplomatike në Tiranë, ua bënë të qartë drejtuesve politikë të opozitës se dhuna është e patolerueshme.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *