Home / Lajme / Maqedoni / Dibër: Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj

Dibër: Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj

6 janar-
Vdekja e saj u konstatua se ka ndodhur disa ditë më parë, por ajo u zbulua, pasi që banorët e zonës kishin evidentuar një llojë arome të keqe që vinte nga banesa e saj.

Në një banesë në pjesën qendrore të Dibrës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, bëri të ditur policia dibrane. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për V.S, 60 vjeç, pensioniste që po jetonte e vetmuar.

Vdekja e saj u konstatua se ka ndodhur disa ditë më parë, por ajo u zbulua, pasi që banorët e zonës kishin evidentuar një llojë arome të keqe që vinte nga banesa e saj.

Policia dhe gjykatësi hetues kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që të japin hollësi për shkaqet e vdekjes.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *