Home / Lajme / Rajon / Doda: Ina Rama bashkëpunëtore në puçin shtetëror

Doda: Ina Rama bashkëpunëtore në puçin shtetëror

23 janar-
“Demonstrata ishte fund e krye një grusht shteti, dhe urdhri i arrestit për punonjësit e gardës pa asnjë hetim për të dërguar pas hekurave heronjtë e institucioneve ka për qëllim që të lërë ka kokë dhe mbrojtje institucionet dhe t`i hapë rrugë marrjes së pushtetit me dhunë” theksoi Doda

Partia Demokratike ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se është bashkëpunëtore e kreut të PS-së Edi Rama në puçin shtetëror.

Në emër të grupit parlamentar të PD-së deputetja Mesila Doda ka theksuar se demonstrata e dhunshme e 21 janarit ishte fund e krye një grusht shteti dhe se kryeprokurorja Rama ka lëshuar urdhër-arresti për 6 gardistët në kundërshtim ne ligjin.

“Demonstrata ishte fund e krye një grusht shteti, dhe urdhri i arrestit për punonjësit e gardës pa asnjë hetim për të dërguar pas hekurave heronjtë e institucioneve ka për qëllim që të lërë ka kokë dhe mbrojtje institucionet dhe t`i hapë rrugë marrjes së pushtetit me dhunë” theksoi Doda.

Sipas saj grushti i shteti ka pasur edhe bashkëpunimin e pakundërshtuar të kryeprokurores Ina Rama por theksoi se ligji dhe forca e tij për të gjithë shkelësit është i pashmangshëm.

“Grushti i shtetit ka pasur bashkëpunimin e pakundërshtuar të kryeprokurores Ina Rama dhe Edi Ramës por fundi i tyre do te jetë ligjor dhe i pashmangësh” theksoi Doda.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *