Home / Lajme / Maqedoni / DR: Ermira Mehmeti ishte e përmbajtur ndaj raportit të Marty-it!?

DR: Ermira Mehmeti ishte e përmbajtur ndaj raportit të Marty-it!?

26 janar-
Ajo më tej pyet Zonjën Ermira Mehmeti se me urdhërin e kujt votoi i përmbajtur? “A e ka marë urdhërin nga BDI-ja apo nga VMRO-DPMNE-ja, deputetët e të cilës dje u solidarizuan me deputetët serb?”, shtoi ajo.

Demokracia e Re ka hedhur akuza të rënda në adresë të deputetes shqiptare, Ermira Mehmeti e cila ishte përmbajtur gjatë miratimit të raportit të Dick Marty-it në Këshillin e Evropës.

Deputetja e DR-së, Flora Kadriu, tha se, vota e përmbajtur e deputetes të BDI-së Ermira Mehmeti për raportin tendencioz dhe antishqiptar të Dik Martit edhe njëherë nxori në shesh manipulimet që në kotinuitet i bën BDI-ja.

“Ishim dëshmitarë të veprimeve teatrale të Ermira Mehmetit e cila rregullisht deklaronte se është në konsultime me Tiranën dhe Prishtinën për të koordinuar angazhimin kundër raportit të Dik Martit, mirëpo turpi i saj dhe BDI-së nuk zgjati shumë pasi që e vërteta doli në shesh.E nderuara zonja Mehmeti dhe ju të BDI-së, a nuk shkuat të parët të nënshruanin peticion kundër raportit të Dik Martit dhe pastaj me votën tuaj nuk e respektuat as atë peticion që e nënshkruan mbi 250 mijë shqiptarë ndër të cilët jeni pikërisht edhe ju funksionarët e BDI-së?”, deklaroi deputetja Kadriu.

Ajo më tej pyet Zonjën Ermira Mehmeti se me urdhërin e kujt votoi i përmbajtur? “A e ka marë urdhërin nga BDI-ja apo nga VMRO-DPMNE-ja, deputetët e të cilës dje u solidarizuan me deputetët serb?”, shtoi ajo.

“Me këtë dyfytyrësi që keni bërë dje, dëshmuat se të gjitha paraqitjet publike i bëni për ti manipuluar qytetarët shqiptarë, ndërsa në fund vendimet i sillni ashtu siç jua pregatisin qarqet anti-shqiptare. Me votën tuaj ju keni votuar kundër vetvetes. Me këtë votë dëshmuat se në kontinuitet jeni duke vepruar kundër interesave të shqiptarëve”, u shpreh deputetja, Flora Kadriu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *