Home / Lajme / Maqedoni / DR: Policia sërish ngriti ’pendrekat’ ndaj shqiptarëve

DR: Policia sërish ngriti ’pendrekat’ ndaj shqiptarëve

20 janar-
“Jo më gjatë se para një muaji, po në një ndeshje basketbolli, disa tifozë maqedonas grisën flamurin shqiptar dhe skanduan ofendime nacionaliste ndaj shqiptarëve, duke kërkuar sërish “dhoma gazi” për shqiptarët. Sikur për rastin e atëhershëm, edhe për incidentin e mbrëmshëm, organet policore nuk kanë dalur në publik për të dhënë detaje konkrete për motivet dhe kryesit e këtyre veprave antiligjore”, deklaroi zëdhënsi i DR, Arjanit Hoxha.

Demokracia e Re, përmes një konference për shtyp bëri të ditur se, dje në ndeshjen sportive të basketbollit mes klubeve “Liria” dhe “MZT Skopje” në Saraj ka ndodhur sërish incident, ku policia ka sulmuar brutalisht tifozë shqiptarë të klubit “Liria”, ndërsa si epilog i kësaj një 12-vjeçar është shtrirë në spital.

“Jo më gjatë se para një muaji, po në një ndeshje basketbolli, disa tifozë maqedonas grisën flamurin shqiptar dhe skanduan ofendime nacionaliste ndaj shqiptarëve, duke kërkuar sërish “dhoma gazi” për shqiptarët. Sikur për rastin e atëhershëm, edhe për incidentin e mbrëmshëm, organet policore nuk kanë dalur në publik për të dhënë detaje konkrete për motivet dhe kryesit e këtyre veprave antiligjore”, deklaroi zëdhënsi i DR, Arjanit Hoxha.

Ai tha se policia e Maqedonisë rrahu tifozët shqiptarë në këtë ndeshje sportive.

“Që tragjedia të jetë edhe më e madhe, në vend se të zbatojë rolin e saj, e kjo nënkupton ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë, policia dje ngriti “pendrekat” mbi tifozët shqiptarë duke provokuar incident edhe më të madh në palestrën sportive, i cili për fat të mirë nuk ndodhi.Na mbetet të pyesim policinë, deri kur do të mbrojë veprat e atyre që thejnë ligjin duke shkaktuar incidente në baza etnike? Nga ana tjetër, deri kur do të hesht partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, ndaj këtyre incidenteve që dëmtojnë shqiptarët?”, shtoi Hoxha.

DR thotë se, nëse zëvendësministri i policisë, z. Buçi nuk arrin të zbardh këto dy raste, atë të grisjes së flamurit dhe rrahjen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e mbrëmshme, atëherë le të dorëhiqet nga ky post dhe mos të merr në qafë fatin e zi të atyre të rinjve shqiptarë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, por nuk ka njoftime për viktima kur tifozët u përleshën me policinë pas ndeshjes.

Sipas MPB-së, disa tifozë u përpoqën të sulmonin lojtarët e MZT-së. Ndërhyrja e policisë ka ndaluar qëllimin e tifozëve para sallës në Saraj, se cila ka qënë e mbushur me mbi një mijë spektatorë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *