Home / Sport / Drita përforcohet me 5 ‘kuqezi’

Drita përforcohet me 5 ‘kuqezi’

Drita sipas gjithë gjasave do huazojë Eshtref Deharin dhe Elmaz Sinain, ndërsa me regjistrim të dyfishtë pritet për bogovinasit të luajnë edhe Mexhit Neziri, Jasir Selmani dhe Xhelil Abdullai.

Skuadra e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Drita nga Bogovina është në rrugë të mbarë për të konsoliduar rradhët e saj. Sipas informatave të afërta me skuadrën bogovinase, formacioni i tyre në pranverë do të jetë kualitet të Ligës së Parë, madje duke bartur në vete aromën e të qenit kampion vjeshte në elitën e futbollit në vend. Kjo nga fakti se drejtuesit e ri të Dritës janë shumë pranë (thuajse punë e kryer) mavjeshjes me Shkëndijën për angazhimin e pesë futbollistëve të tetovarëve. Drita sipas gjithë gjasave do huazojë Eshtref Deharin dhe Elmaz Sinain, ndërsa me regjistrim të dyfishtë pritet për bogovinasit të luajnë edhe Mexhit Neziti, Jasir Selmani dhe Xhelil Abdullai. Me këta emra Drita fiton një fizionomi të re, duke patur në formacion futbollist të rij, me kualitet të lartë, që pritet ekipin ta drejtojnë drejt kreut të tabelës. Eshtref Dehari është sulmues kualitativ, i cili pjesën e parë të sezonit luajti tek Vëllazërimi i Kërçovës. Ndërkohë mbrojtësi i majtë Abdulla në kontuinitet ka paraqitje në ekipin e parë të Shkëndijës, njëjtë si Jasir Selmani që pritet të ngrejë nivelin e mesfushës së Dritës. Elmaz Sinani gjithashtu pritet të nxjerë në pah kualitetin e tij, për të shpresuar ndoshta që të fitojë përvojën e duhur që do t’i mundësonte që në të ardhmen të luajë në ekipin e parë të Shkëndijës. Marrëveshja ndërmejt Dritës dhe Shkëndijës duket se është në të mirë të të gjitha palëve, pasi Drita me ta në skuadër do të jetë më e fortë, vetë futbollistët do të fitojnë përvojën e duhur për të ardhmen, ndërsa Shkëndija do të ‘kalit’ futbollistët e saj të rij. Ndërkohë mësohet se drejtuesit e rij të Dritës në një mbledhje të ngushtë do të precizojnë të gjitha punë rreth funksionimit të ardhshëm të skuadrës, kur edhe do të vendoset edhe për emrin e trajnerit të ri të skuadrës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *