Home / Lajme / Maqedoni / Dy kosovarëve u caktohet paraburgim 30 ditor, disponuan me dokumente false

Dy kosovarëve u caktohet paraburgim 30 ditor, disponuan me dokumente false

10 janar-
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtetasit B.S., 29 vjeç dhe A.F., 22 vjeç, të cilët më datë 7 të këtij muaji, kanë tentuar ta kalojnë kufirin drejt Greqisë.

Dy shtetas nga Kosova kanë fituar paraburgim 30 ditor në Maqedoni, pasi që të premten janë arrestuar nën dyshimin se kanë “falsifikuar dokumente udhëtimi”, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtetasit B.S., 29 vjeç dhe A.F., 22 vjeç, të cilët më datë 7 të këtij muaji, kanë tentuar ta kalojnë kufirin drejt Greqisë.

Policët kufitarë në vendkalimin “Bogorodica”, kanë vërejtur se dokumentet zvicerane për qëndrim, me të cilat ata kanë disponuar, janë të falsifikuara.

Policia ka arrestuar dy kosovarët, ndërsa gjykatësi hetues u ka caktuar atyre paraburgimin 30 ditor. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *