Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një muaj paraburgim për Velija Ramkovskin

Edhe një muaj paraburgim për Velija Ramkovskin

21 janar-
Sipas Nedelkovskës nëse vërtetohet se Hedi Ramkovski, djali i Velisë e ka braktisur shtetin, me siguri do të lëshohet urdhër arrest ndërkombëtarë. Ndërkaq, të dyshuarit për rastin merimanga ngarkohen se kanë fshehur tatimin prej 4 milionë euro, kanë lëshuar fatura fiktive me firma, kanë bërë bashkim kriminel dhe nuk i kanë paraqitur të gjitha të ardhurat e realizuara.

Pronari i TV A1 Velija Ramkovski si dhe 13 ish drejtorë dhe drejtorë aktual të firmave nga ‘Pero Nakov’ p.n., do të qëndrojnë edhe 30 ditë në paraburgim në burgun e Shutkës.

Kështu vendosi sot kolegji penal pranë gjykatës themelore Shkupi 1, vetëm një ditë para skadimit të paraburgimit të mëparshëm 30 ditësh që në dhjetor e shqiptoi gjykatësi hetues për rastin ‘Merimanga’. Jo zyrtarisht, sipas burimeve të gjykatës, paraburgimi u zgjat për të dyshuarit që të mos mund të ndikojnë ndaj hetuesisë, por edhe që të mos e përsërisin veprën.

Sipas avokatit të paraburgosurve, ishte më se e qartë se në rastin e tij tashmë nuk flitet për drejtësi.“ Pse i paraburgosën njerëzit? Njerëzit janë në paraburgim në bazë të dëshmive që janë grumbulluar më parë.

Nëse nuk ekzistojnë prova, pse janë të paraburgosur? Tani flas për paraburgim, e jo për atë se a thua dikush është ose jo prej tyre fajtor” tha Miroslav Vujiq, avokat i të paraburgosurve.

Ndërkaq, sipas kryetares së gjykatës themelore Shkupi 1, Lidija Nedelkovska, hetimi për rastin Merimanga vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rinj deri në mbarim të janarit. Do të prezantohen edhe provat e masave të posaçme të hetuesisë.

Sipas Nedelkovskës nëse vërtetohet se Hedi Ramkovski, djali i Velisë e ka braktisur shtetin, me siguri do të lëshohet urdhër arrest ndërkombëtarë. Ndërkaq, të dyshuarit për rastin merimanga ngarkohen se kanë fshehur tatimin prej 4 milionë euro, kanë lëshuar fatura fiktive me firma, kanë bërë bashkim kriminel dhe nuk i kanë paraqitur të gjitha të ardhurat e realizuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *