Home / Lajme / Maqedoni / EULEX-i ngre padi kundër Sabit Gecit dhe Riza Alisë

EULEX-i ngre padi kundër Sabit Gecit dhe Riza Alisë

8 janar-
Akuzat janë për “krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në dykampe të UÇK-së në Shqipëri. Aktakuza u ngrit prej prokurorit amerikan në EULEX Robert L. Dean. Kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan ishin qendra “logjistike, stërvitore dhe furnizimi”, por dy të akuzuarit i kanë përdorur ato për të “mbajtur civilë dhe persona, që nuk merrnin pjesë në luftë”, thuhet në aktakuzë.

Prokurorët evropianë kanë ngritur padi për krime lufte kundër dy ish-udhëheqësve të UÇK-së për periudhën e konfliktit 1998-99.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP të akuzuarit janë Sabit Geci dhe Riza Alia.

Akuzat janë për “krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në dykampe të UÇK-së në Shqipëri. Aktakuza u ngrit prej prokurorit amerikan në EULEX Robert L. Dean. Kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan ishin qendra “logjistike, stërvitore dhe furnizimi”, por dy të akuzuarit i kanë përdorur ato për të “mbajtur civilë dhe persona, që nuk merrnin pjesë në luftë”, thuhet në aktakuzë.

Dokumenti përshkruan një incident në Kukës ku dy të burgosur u urdhëruan të vishnin xhaketa anti-plumb dhe më pas u vranë nga një njësit qitës, si mënyrë e torturës.

EULEX-i ka vendosur që gjyqësori i Kosovës ka juridiksion për çështjen, edhe pse krimet e supozuara kanë ndodhur në Shqipëri.

Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë ka marrë dëshmitë e 20 të burgosurve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *