Home / Sport / Federer e nis me fitore, triumfon në turneun e Katarit

Federer e nis me fitore, triumfon në turneun e Katarit

Zvicerani Roxher Federer triumfoi në turneun e Katarit, pasi mundi në finale tenistin rus Nikolai Davidenko me rezultatin 6-3 6-4.

Finalja e luajtur në kryeqytetin Doha nuk pati histori, pasi ishte e gjitha nën kontrollin e numrit dy të botës. Ky është i pari titull i këtij viti për tenistin zviceran, i 67-i në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Federer shfaqi një formë të mirë gjatë gjithë turneut të Dohas, duke konfirmuar rritjen gjatë muajve të fundit. Kjo është e treta herë që ai fiton të parin trofe të vitit, pas sukseseve në vitet 2005 dhe 2006.

Objektivi i radhës i Federerit është trofeu i Australian Open që fillon më 17 janar, i pari Grand Slem i sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *