Home / Sport / Franca kampion bote në hendboll

Franca kampion bote në hendboll

Reprezentacioni i Francës në hendboll ka mbrojtur të dielën titullin e kampionit të botës, pasi në finale ka mposhtur përfaqësuesen e Danimarkës, pas vazhdimeve, me rezultat 37:35 (31:31, 15:12).

Franca udhëhoqi në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Danimarka për herë të parë ktheu rezultatin në favor të saj në minutën 46, por nuk pati forcë që ta mbajë epërsinë deri në fund.

Në takimin për vendin e tretë Spanja mposhti nikoqirin Suedinë me rezultat 24:23 (11:11).

Federata Botërore e Hendbollit (IHF) ka shpallur sot reprezentuesin francez Nikolla Karabatiq për lojtarin më të mirë në kampionat.

Renditja e ekipeve në kampionatin botëror:

1. Franca
2. Danimarka
3. Spanja
4. Suedia
5. Kroacia
6. Islanda
7. Hungaria
8. Polonia
9. Norvegjia
10. Serbia
11. Gjermania
12. Argjentina
13. Koreja Jugore
14. Egjipti
15. Algjeria
16. Japonia
17. Sllovakia
18. Austria
19. Rumania
20. Tunizia
21. Brazili
22. Kili
23. Bahrejni
24. Australia

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *