Home / Sport / Futsall-Kosova fiton miqësoren me UEJL-in

Futsall-Kosova fiton miqësoren me UEJL-in

Të shtunën në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, u zhvillua ndeshje miqësore në futboll të vogël, ndërmjet ekipit të Univeristetit të Europës Juglindore dhe përfaqësueses së Kosovës. Pas një loje kualitative, me një ritëm të lartë, aksione cilësore dhe gola të bukur, në fund fitorja i takoi përfaqësueses së Kosovës, të cilët triumfuan me rezultatin 4:2.

Që në fillim të ndeshjes u pa se skuadrat do të sjellin futboll cilësor, ndërsa nga ana e mysafirëve kjo gjë ishte e garantuar që në momentin kur u pa se në formacionin e përfaqësueses së Kosovës rolin kryesor e kishin vllezërit Sunaj dhe Suad Keci, dy emra të njohur të futbollit kosovar. Ndërkohë në pankinën e përfaqësueses së Kosovës, për herë të parë u paraqit, ish-futbollisti i njohur i Prishtinës, Ramadan Cimili. Sa i përket takimit, pjesa e parë kaloi me dominim të lehtë të ekipit të UEJL-it, të cilët kishin disa raste të mira për të shënuar, mirëpo të parët avansuan miqtë në minutën e 6-të, me golin e Mejzinit. ‘Univeristarët’ pas disavantazhit vazhduan të dominiojnë, si rezultat i së cilës në minutën e 13-të, arritën të barazojnë me anë të Ramadanit. Pjesa e parë u mbyll baraz 1:1, ndërsa në pjesën e dytë përfaqësuesja e Kosovës që në minutat e para mori gjërat nën kontroll. Sunaj Keci ishte i lider i vërtetë dhe i pakalueshëm në mbrojtje, ndërsa në sulm probleme të mëdha shkaktonte vëllau tjetër, Suad Keci. Pas disa rasteve të humbura në minutën e 29, Suad Keci solli epërsi 2:1 për Kosovën, pasi ishte i saktë nga penaltia. Në anën tjetër, mjeshtri e vërtetë e futbollistëve të UEJL-it. Një ndërprerje e shfrytëzuar për mrekulli, mundësoi që Ramadani të barazojë rezultatin në 2:2. Loja e mirë vazhdoi edhe në minutat në vijim, ndërsa më së miri në këtë drejtim u gjetën mysafirët, të cilët shënuan edhe dy gola tjerë përmes Kecit nga penaltia dhe Kasapit, për rezultatin përfundimtar UEJL-Kosova 2:4. Marë në përgjithsi fitore e merituar e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa debutim i suksesshëm i seleksionuesit Ramadan Cimili.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *