Home / Sport / Galiani: Ronaldinjo me 99,99% te Flamengo

Galiani: Ronaldinjo me 99,99% te Flamengo

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, bëri të ditur sot se është pothuajse plotësisht i sigurt transferimi i Ronaldinjos te klubi brazilian i Flamengos.

Numri dy i Milanit u takua sot në Rio de Zhaneiro me presidenten e Flamengos, Patricia Amorim. Menjëherë pas takimit, Galiani u tha gazetarëve: “Me 99,99 për qind Ronaldinjo do të jetë lojtar i Flamengos”. Kurse presidentja e klubit brazilian nuk u nxitua të bëjë njoftimin zyrtar, duke sqaruar se “mungojnë ende disa klauzola. Gjithçka mund të përfundojë brenda pak ditësh”.

Qysh mbrëmjen e së premtes, drejtuesit e Flamengos u takuan me Roberto de Asis, vëllanë dhe njëkohësisht menaxherin e lojtarit, duke dalë mjaft optimistë nga takimi. Ndërsa dy ditë më parë, të enjten, Galiani pati deklaruar në një konferencë shtypi se është tifoz i Flamengos dhe se dëshiron ta shohë Ronaldinjon me fanellën e kuqezinjve nga Rio.

Në fakt, u duk se Dinjo ishte vetëm një hap larg kalimit te Gremio. Madje klubi nga Porto Alegre kishte programuar një festë në stadiumin e vet, por u detyrua të tërhiqet. Vetë asi, tashmë ish-milanist, pati shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer te Gremio, klub ku e nisi karrierën si profesionist.

Çështja Ronaldinjo është shndërruar në telenovelën e dimrit në Brazil. Në drejtim të talentit dhe vëllait-agjent kanë ardhur shumë kritika nga mediat braziliane, të cilat akuzojnë se tratativat janë shndërruar në ankand.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *