Home / Sport / GENC ISENI FIRMOS ME RENOVËN

GENC ISENI FIRMOS ME RENOVËN

“Jam i lumtur për rrikthimin tim në Renovë, skuadër ku vazhdimisht kam potencuar se kam shumë miq. Kemi patur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në të kaluarën, ndërsa shpresoj që tani të jemi edhe më të sukseshëm. Unë do jap më të mirën nga vetja ime që të kontriboj në fitore të Renovës, ndërsa shpresoj që në fund të fitojmë titullin e kampionit, për të dytin vit me rradhë”, – deklaroi sulmuesi i ri i Renovës Genc Iseni.

Skuadra e Renovës ka përforcuar rradhët e saj, duke angazhuar sulmuesin kosovar Genc Iseni. Ferizajasi vjen nga ekipi i Teteksit ku shkëlqey 12-të muajt e kaluara, ndërsa për të ky është rrikthim në taborin e Renovës, pasi vite më parë pikërisht përmes kësaj skuadre hyri në futbollin e Maqedonisë.

“Jam i lumtur për rrikthimin tim në Renovë, skuadër ku vazhdimisht kam potencuar se kam shumë miq. Kemi patur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në të kaluarën, ndërsa shpresoj që tani të jemi edhe më të sukseshëm. Unë do jap më të mirën nga vetja ime që të kontriboj në fitore të Renovës, ndërsa shpresoj që në fund të fitojmë titullin e kampionit, për të dytin vit me rradhë”, – deklaroi sulmuesi i ri i Renovës Genc Iseni.

Renova dhe Iseni kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, me obsion që bashkëpunimi të vazhdohet edhe për një vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura. Rikujtojmë se pikërisht ky futbollist mbahet mend si autori i golit të parë të Renovës së Kupat Europiane, kur para tre sezoneve në debutimin e Renovës në kupën e at’hershme INTERTOTO, Iseni shënoi dy gola në fitoren ndaj ekipit kroat Rieka, duke siguruar kualifikim në raundin e ardhshëm, pasi ndeshja e parë në “Kantidra” ishte mbyllur pa gola. ‘Genci’ ka luajtur në skuadrën e Ferizajt, ndërsa përveç Renovës në kampionatin e Maqedonisë është paraqitur edhe në Makeodnija Gj.P., Milano dhe Teteks, derisa një sezon ishte pjesë e skuadrës së Gramozit nga Ereska e Shqipërisë. Genc Iseni është përforcimi i tretë i Renovës në dimër, pasi kohë më parë angazhuan Stepanovskin dhe Trajkovkin. Renova pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e dytë me një pikë më pak se Shkëndija, me gjasa që deri në fund të tentojnë të mbrojnë titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *