Home / Sport / GJERGJ BUSHAJ PËRFORCON SHKËNDIJËN?

GJERGJ BUSHAJ PËRFORCON SHKËNDIJËN?

Gjergj Bushaj së fundmi ishte pjesë e Istras në Kroaci.

Mesfushori kosovar Gjergj Bushaj i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Istras nga kampionati kroat ka vendosur që të provohet te kampionët e vjeshtës së Maqedonisë, Shkëndija. Ai sot në Antali të Turqisë ka kryer stërvitjen e parë me “kuq e zinjët” nga Tetova, ndërsa në ditët në vazhdim do të mësojmë nëse do të përforcoj radhët e Shkëndijës.
Ai te skuadra e Istras ishte bashkë me kumanovarin Armend Alimi, megjithatë nuk arriti që të gjej një vend në formacionin bazë të trajnerit Zoran Vuliç. Bushaj në gjysmësezonin e parë të kampionatit kroat ka zhvilluar vetëm tre ndeshje për Istran edhe atë duke u inkuadruar në lojë si zëvendësues. Vlen të ceket se në të tre ndeshjet në të cilat u paraqit ish-futbollisti i Vllaznimit të Gjakovës, Istra pësoi disfata. Rikujtojmë Bushaj i cili është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, në Kroaci në prova kishte qenë edhe te skuadra e njohur kroate e Dinamo Zagrebit.

Huazuar nga Alsat-M,Besnik Shabani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *