Home / Lajme / Maqedoni / Grabiten 52 mijë euro në Shkup

Grabiten 52 mijë euro në Shkup

3 janar-
Sipas policisë, paratë që ishin rreth 85 mijë euro ishin fshehur në një kavanoz të zbrazët, ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë periudhës kohore prej orës 17.30 e deri në ora 22.00 një ditë pas festave të Vitit të Ri. Grabitësi ka arritur që të hyjë në shtëpi nëpërmjet bodrumit, por gjatë tentimit të tij për të braktisur sa më shpejt shtëpinë, atij i kanë rënë nëpër dhoma rreth 32 mijë euro, të cilat nuk i ka mbledhur.

Mbi 52 mijë euro janë grabitur nga një shtëpi në fshatin Bukoviq të komunës Saraj të Shkupit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas policisë, më 1 janar një grabitës i panjohur ka ndërhyrë në shtëpinë e 43 vjeçarit me inicialet SH.A në fshatin Bukoviq, ku gjatë bastisjes së shtëpisë ka arritur që të gjejë paratë në dhomën e fjetjes.

Sipas policisë, paratë që ishin rreth 85 mijë euro ishin fshehur në një kavanoz të zbrazët, ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë periudhës kohore prej orës 17.30 e deri në ora 22.00 një ditë pas festave të Vitit të Ri. Grabitësi ka arritur që të hyjë në shtëpi nëpërmjet bodrumit, por gjatë tentimit të tij për të braktisur sa më shpejt shtëpinë, atij i kanë rënë nëpër dhoma rreth 32 mijë euro, të cilat nuk i ka mbledhur.

MPB theksoi se po vazhdon hetimet për të zbardhur grabitjen, ndërsa pronari ka theksuar se i janë vjedhur gjithsej 52.930 euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *