Home / Lajme / Maqedoni / Gratë në Maqedoni jetojnë pesë vjet më gjatë se sa burrat

Gratë në Maqedoni jetojnë pesë vjet më gjatë se sa burrat

4 janar-
Numri i burrave dhe grave në vend është pothuajse identik, gjegjësisht 50 për qind të popullatës e kanë përbërë gratë, ndërsa 50 për qind burra, por është regjistruar numër gjithnjë e më i madh i grave nga burrat në grupmoshën mbi 65 vjeç.

Gratë në Maqedoni jetojnë pesë vjet më gjatë se sa burrat. Jetëgjatësia mesatare e grave është 74 vjeç, ndërsa e burrave 69, tregojnë të dhënat e publikuara në Publikimin e Entit Shtetëror për Statistikë “Gratë dhe burrat në Maqedoni”.

Numri i burrave dhe grave në vend është pothuajse identik, gjegjësisht 50 për qind të popullatës e kanë përbërë gratë, ndërsa 50 për qind burra, por është regjistruar numër gjithnjë e më i madh i grave nga burrat në grupmoshën mbi 65 vjeç.

Në 10 vitet e fundit në Maqedoni shënohet edhe plakja e popullsisë.

Popullsia e re prej 0 deri 14 vjeç prej 22,8 për qind në vitin 1999 është zvogëluar në 17,7 për qind në vitin 2009. Për llogari të kësaj popullata më e vjetër se 65 vjeç prej 9,8 për qind në vitin 1999 është rritur në 11,6 për qind në vitin 2009.

Të dhënat e Publikimit të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se gratë në Maqedoni në martesë hynë në mesatare në moshën 25-vjeçare, ndërsa burrat në moshën 28-vjeçare. Gratë në vend më së shpeshti lindin një deri dy fëmijë, ndërsa tip më i shpeshtë i familjes është familje me dy fëmijë.

Në vitin 2009 janë regjistruar 24 aborte të kryera të 100 fëmijëve të lindur.

Të dhënat statistikore tregojnë edhe se numri i djemve dhe vajzave të cilët janë regjistruar në arsimin fillor është i njejtë, por që në arsimin e mesëm ose të lartë janë regjistruar numër më i madh i gjinisë femërore.Shkalla e punësimit tek femrat është 29,4 për qind, ndërsa tek burrat 47,5 për qind, ndërsa e papunësisë 32,8 tek gratë dhe 31,8 për qind tek burrat.

Në zgjedhjet e fundit lokale prej numrit të përgjithshëm të kandidatëve për këshilltarë në vetqeverisjest lokale 36 për qind kanë qenë gra, ndërsa vetëm 4 për qind kanë qenë kandidate për kryetare të komunave. Të zgjedhura në këshillat janë 27 për qind gra, ndërsa asnjë nuk është zgjedhur për kryetare komune.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *