Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Nuk heqim dorë nga integrimet euroatlantike

Gruevski: Nuk heqim dorë nga integrimet euroatlantike

10 janar-
Ai tha se, Qeveria të cilën e drejton ai ka parashikuar që sivjet të përfundohen 450 akte nënligjore prej të cilave rreth 200 janë në Ministrinë e Bujqësisë dhe rreth 60 ligje të lidhura me BE-në, plus ato ligje që nuk janë drejtpërdrejt të kërkuara nga Brukseli.

Kryeministri Nikolla Gruevski thotë se, alternative e vetme për Maqedoninë janë integrimet euroatlantike dhe se në këtë drejtim do të vazhdojë reformat.

“E gjithë ajo që u ishte paraparë për projektet për BE veçse është vendosur në një Plan Aksional të cilin Qeveria e miratoi, ndërsa në të cilin parashikohen numër i madh i hapave të cilat duhet të bëhen”, deklaroi Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se, Qeveria të cilën e drejton ai ka parashikuar që sivjet të përfundohen 450 akte nënligjore prej të cilave rreth 200 janë në Ministrinë e Bujqësisë dhe rreth 60 ligje të lidhura me BE-në, plus ato ligje që nuk janë drejtpërdrejt të kërkuara nga Brukseli.

Përqendrim të veçantë për sivjet paralajmëroi në reformat në sektorin publik dhe në administratën publike, ku thotë, veçmë me një tempo të shpejtë ka filluar të punojë Komiteti për administratë publike, ndërsa nga ky vit Ministria e Shoqërisë Informatike tani edhe për administratën e mori rolin e bartësit të reformave në sektorin publik, për shkak se pret këtë vit të ketë përparim më të rëndësishëm.

Ai paralajmëroi se do të vazhdojnë edhe projektet në pjesën e ekonomisë, gjyqësisë, bujqësisë dhe sfera tjera me interes të qytetarëve. E theksoi rëndësinë në ndryshimin e Ligjit për ndërtim me të cilin duhet në mënyrë drastike të lehtësohet edhe thjeshtësohet nxjerrja e lejeve ndërtimore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *