Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nuk përjashton rikonstruimin e Qeverisë

Gruevski nuk përjashton rikonstruimin e Qeverisë

17 janar-
Në kuadër të këtij rikonstruimi pritet të bëhet edhe ndërrimeve të dikastereve ministrore midis dy partive më të mëdha, me ç`rast BDI pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk përjashton mundësinë që brenda një periudhe të shkurtër të bëjë rikonstruimin e kabinetit qeveritar.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar do të përfshijnë ministra të VMRO-DPMNE dhe BDI-së, të cilët nuk kanë arritur rezultat e duhura dhe nuk kanë treguar suksese në punën e tyre.

Në kuadër të këtij rikonstruimi pritet të bëhet edhe ndërrimeve të dikastereve ministrore midis dy partive më të mëdha, me ç`rast BDI pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Nuk do të përjashtojë një gjë të tillë, edhe pse deri tani nuk është planifikuar. Normal, se mund të vijë në shprehje një opsion i tillë, nëse gjatë kohës paraqiten nevoja kadrovike dhe politike, apo për shkak të rritjes së vëllimit të punës dhe dinamizimit të reformave”, theksoi kryeministri Gruevski lidhur me paralajmërimin për rikonstruim të kabinetit qeveritar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *