Home / Sport / Guardiola shtyn rinovimin: Më duhet kohë

Guardiola shtyn rinovimin: Më duhet kohë

Pep Guardiola nuk duket se ka ndërmend të lërë Barcelonën, por nga ana tjetër ende nuk është gati të nënshkruajë kontratën e re.

Në ditën e përvjetorit të tij të 40-të, tekniku blaugrana ka kërkuar “të lihet të punojë i qetë”, duke pasur parasysh që “mbetet ende shumë kohë deri në fund të kontratës sime”. Në fakt, përfundon në fund të këtijs ezoni kontrata që lidh Barcelonën me Guardiolën, i cili ka fituar tetë tituj në dy vjet e gjysmë, përfshirë një Ligë Kampionësh në 2009.

“Klubi e di që nuk kam afat – pohoi Guardiola në konferencën e shtypit para sfidës së kthimit ndaj Betisit në çerekfinalet e Kupës së Mbretit -. Thjesht kam nevojë për kohë, që të shoh disa gjëra. Gjithçka do të zgjidhet në kohën e duhur”.

Tekniku spanjoll u tha gazetarëve që parapëlqen të mos merret më me këtë çështje. Sipas shtypit spanjoll, klubi i ka ofruar Guardiolës një kontratë prej tre vitesh me formulën 1+1+1, pra me mundësinë për të konfirmuar zgjedhjen pas çdo sezoni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *