Home / Lajme / Maqedoni / Halimi:Diskrimonohet arsimi në Tetovë

Halimi:Diskrimonohet arsimi në Tetovë

31 janar-
Është shqetësuese fakti se si kjo Ministri nga 240 milion denarë ndanë vetëm 1 milion denarë 15 mijë euro për njërën nga 17 shkolla të Tetovës, për shkollën fillore të fshatit Xhepçisht, shumë kjo që as për së afërmi nuk mjafton për përfundimin e punëve në këtë shkollë”, tha Halimi.

Komuna e Tetovës, është ankuar se edhe pas tre muajve, kur Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i është drejtuar me një shkresë, me anë të së cilës informon atë se cilat janë nevojat e shkollave për investime gjatë 2011, ku kërkohet investime në vlerë prej 280 milion denarëve, edhe sot e kësaj dite nga kjo ministri nuk ka përgjigje. Kështu tha Iljaz Halimi, udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, të hënën, gjatë një takimi me gazetarë në komunën e Tetovës. “Nga programi për investime në shkollat e mesme dhe fillore, MASH për vitin 2011 ka paraparë 240 milion denarë. Është shqetësuese fakti se si kjo Ministri nga 240 milion denarë ndanë vetëm 1 milion denarë 15 mijë euro për njërën nga 17 shkolla të Tetovës, për shkollën fillore të fshatit Xhepçisht, shumë kjo që as për së afërmi nuk mjafton për përfundimin e punëve në këtë shkollë”, tha Halimi. Ai më tej shtoi se është obligim i MASH dhe kësaj Qeverie që së paku objektet shkollore që ka filluar ti ndërton edhe ti përfundon. “Kjo kështu nuk ndodhi me objektin e ri të shkollën fillore ”Rilindja” në fshatin Sellcë për të cilën ka vite që nuk ndahet as edhe një denarë për vazhdimin e punëve në te. Duke e patur parasyshë diskriminimin në ndarjen e mjeteve që destinohen për ndërtime dhe meremetime të shkollave, komuna e Tetovës kërkon urgjentisht që MASH të mer masa për rishqyrtimin e mënyrës të ndarjes së mjeteve për investime në shkolla në vitin 2011. Këte e kërkojmë edhe për një arsye tjetër se komuna e Tetovës është njëra nga komunat më të mëdha, për nga numri i banorëve në Republikën e Maqedonisë, qytetarët e së cilës në forma të ndryshme kontribuojnë në mbushjen e buxhetit të shtetit”, deklaroi Iljaz Halimi.Sipas tij, nëse MASH dhe kjo Qeveri vazhdon të jetë e shurdhër ndaj këtyre kërkesave u bëjmë me dije se për mungesë të investimeve seriozisht do të përkeqësohen kushtet për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor në komunën e Tetovës dhe për këtë përgjegjësia do të bie mbi ta.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *