Home / Lajme / Maqedoni / Humbi jetën një person në aksident afër Gostivarit

Humbi jetën një person në aksident afër Gostivarit

27 janar-
Gjatë këtij aksidenti sipas policisë, në vendngjarje, jetën e ka humbur bashkudhëtari në veturën Fiat Bravo, R.A 56 vjeçar nga fshati Novo Sellë, ndërsa vozitësi Q.E dhe udhëtari tjetër A.E 29 vjeçar me lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sot rreth orës 12 e 10 minuta, në autostradën Tetovë-Gostivar, një kilometër afër pikës pagesore në Gostivar, ka ndodhur aksident trafiku mes një kamioni mercedes me rimorkio me targa të Tetovës i drejtuar nga (E.E) 54 vjeçar nga Tetova, Fiat Bravo me targa të Vranjës, i drejtuar nga Q.E 46 vjeçar nga Tetova dhe veturë e tipit BMV, me targa të Gjermanisë, e drejtuar nga S.A 40 vjeçar nga fshati Gurgurnicë.

Gjatë këtij aksidenti sipas policisë, në vendngjarje, jetën e ka humbur bashkudhëtari në veturën Fiat Bravo, R.A 56 vjeçar nga fshati Novo Sellë, ndërsa vozitësi Q.E dhe udhëtari tjetër A.E 29 vjeçar me lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes me pjesëmarrje të policisë nga Gostivari, gjykatësit hetues dhe zëvendësprokurorit publik. Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij aksidenti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *