Home / Sport / Ibra “përcjell” Dinjon, mirëpret Kasanon

Ibra “përcjell” Dinjon, mirëpret Kasanon

Zllatan Ibrahimoviç shpreh keqardhje për largimin e Ronaldinjos, por beson se Antonio Kasano do të jetë në gjendje ta zëvendësojë në ekip.

Ronaldinjo fluturoi drejt Brazilit mëngjesin e së shtunës për të përfunduar transferimin te klubi i Gremios. Ndërkohë, zëvendësuesi i tij te Milani, Antonio Kasano, është stërvitur me ekipin në Dubai dhe pritet që të nënshkruajë zyrtarisht në ditët e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Sampdorias, Realit dhe Romës shihet si karakter i vështirë, por Ibra, që ashtu si Kasano jo pak herë ka pasur probleme me shokët e skuadrës apo trajnerët, beson se me sulmuesin barez do të shkojë mirë. Shtatlarti suedez gjithashtu shprehu keqardhje për largimin e Ronaldinjos.

“Dua të fitoj gjithçka që mund të fitohet, megjithëse më vjen keq që nuk mund të jem në Kaljari (i pezulluar)”, pohoi Ibrahimoviç, i cituar nga faqja sportive italiane “Calciomercatoëeb.com”. “Dua të luaj gjithmonë, por skuadra është në formë dhe do të fitojnë edhe pa mua”.

“Më vjen keq që Ronaldinjo nuk do të jetë më – vijoi -, ai është një nga kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kohët e fundit nuk ishte i lumtur dhe duhet të bëjë atë që është më e mira për të. Kasano? Më duket mirë. Ai është profesionist, nuk mendoj se do të sjellë grindje. Për të nuk mund të ketë rast më të mirë se ky”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *