Home / Lajme / Maqedoni / IIBR: Maqedonia ti bashkohet Greqisë

IIBR: Maqedonia ti bashkohet Greqisë

29 janar-
“Mendoj se në fund nuk do të inkurajohet askush që ta bëjë këtë. Mund të deklarohen, por nuk do të kenë guxim ta bëjnë. Sepse populli do të ngritet në këmbë”, theksoi Milonas, duke komentuar qëndrimet e politikës greke lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Instituti grek për Marrëdhënie Ndërballkanike propozon bashkimin e Maqedonisë me Greqinë në një shtet të vetëm, por me dy Parlamente.

Talis Milonas, president i këtij Instituti deklaroi se kjo duhet të ndodhë pasi që Maqedonisë i kanoset rreziku nga shqiptarët e Kosovës, të cilët duan të marrin pjesën perëndimore të vendit, ndërsa edhe Bullgaria ka pretendime territoriale, pas dhënies masive të pasaportave bullgare për maqedonasit.

“Andaj ideja është që Maqedonia të bashkohet me Greqinë dhe të ketë një Parlament të përbashkët në stilin e Duma-s ruse. Të ketë një Parlament qendror nga shkupjan dhe grekë dhe të jetë një shtet, por me institucione të ndara legjislative. Bashkërisht me Greqinë atëherë ky vend do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe kjo do të ndodhë menjëherë”, theksoi Milonas, duke shtuar se tani për tani në këtë gjendje nuk dihet se a do të bëhet Maqedonia pjesë e strukturave euroatlantike.

Ai propozon në formë autonomie për Shkupin, ku do të zgjidheshin të gjitha problemet midis dy vendeve fqinje. Eksperti grek shtoi se për termin Maqedoni ekskluzivitet ka Greqia. Ai ka theksuar se politika greke nuk ka guxim të pranojë zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, një kontest disa vjeçar midis dy vendeve.

“Mendoj se në fund nuk do të inkurajohet askush që ta bëjë këtë. Mund të deklarohen, por nuk do të kenë guxim ta bëjnë. Sepse populli do të ngritet në këmbë”, theksoi Milonas, duke komentuar qëndrimet e politikës greke lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Instituti për Marrëdhënie Ndërballkanike (Institute of Inter-Balkan Relations) ekziston më shumë se 20 vite dhe është i njohur për bashkëpunimin me OKB-në, me synimet dhe projektet për afrimin e vendeve të Ballkanit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *